Shqipëria ka fituar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, teksa peshëngritësi Erkand Qerimaj është renditur i dyti në stilin e shkëputjes në peshat 73 kg.
Megjithatë, gara nuk kaloi pa polemika, teksa Qerimajt iu ndalua ngritja e peshës prej 149 kg. Pasi dështoi në dy provat e para me 148 kg, Qerimaj realizoi me sukses provën e tretë me 149 kg, duke shpërthyer në festë. Por çuditërisht dy nga tre gjyqtarët e konsideruan fillimisht provën të parregullt. Kjo gjë solli protesta të forta nga Qerimaj, trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza. Më pas në rishikim, gjyqtaria vendosi ta quante si provë të rregullt.
Kjo ishte medalja e katërt për Shqipërinë në “Oran 2022”, pasi më parë kanë fituar medalje ari atletja Luiza Gega, mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa një bronzi e ka marrë mundësi Islam Dudaev.



















