Bajram Begaj është zyrtarisht Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
78 deputetë kanë votuar pro zgjedhjes së tij, teksa vetëm katër deputetë kanë votuar kundër Begajt në krye të shtetit, ndërsa 1 deputet ka abstenuar.
Shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme. Emri i Begajt si një kandidat i mundshëm për kreun e shtetit ka qarkulluar rreth katër javë më parë, por me kalimin e ditëve emri i tij zbeh ndërsa si kandidatët më të favorshëm u cilësuan Ardian Dorani dhe Majlinda Bregu. Megjithatë, në fund emri i tij u propozua nga Kryesi e PS.



















