Rusia aktualisht është duke kontrolluar mbi 90% të rajonit të Luganskut, në Ukrainën lindore.
Sipas parishikimeve të bëra nga inteligjenca britanike ajo ka të ngjarë të kontrollojë 100% të këtij territori në dy javët e ardhshme.
Teksa lajmi është bërë i ditur nga inteligjenca britanike, ky detaj ka qenë thjesht një përditësim i saj i përditshëm mbi situatën në vend.
Raporti, i publikuar nga Ministria e Mbrojtjes në rrjetin social Twitter, megjithatë, thekson se suksesi në Lugansk i ka kushtuar shtrenjtë Moskës për sa i përket burimeve.
Aq shtrenjtë sa Rusia nuk ishte në gjendje të përparonte në fronte apo akse të tjera, ku trupat shkonin në mbrojtje.



















