Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Bergamos në Itali, ku një bombël gazi ka shpërthyer në një kopsht fëmijësh. Bombola e gazit ka shpërthyer në momentin që femijët ngrohnin marshmalloës, ushqime të ëmbla që piqen në zjarr për t’i bërë ato të karamelizuara.
Bëhet me dije se 5 fëmijë kanë pqsuar djegie në trup, ndërsa një vajzë 4- vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me helikopter në një spital në Milano.
Po ashtu, një djalë 4-vjeçar pësoi djegie të shumta dhe mbërriti me helikopterin e Brescias në Niguarda në Milano me kod të verdhë. Tre fëmijë të tjerë janë transferuar në spitalin e Bergamos.
Mësohet se në vendngjarje kanë ndërhyrë pesë ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe dy helikopterë shpëtimi.



















