• Latest
  • Trending
  • All

I dashur kriminel – Nga Behar Gjoka

30/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 13 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

I dashur kriminel – Nga Behar Gjoka

30/05/2022
in Aktualitet

Fakti që ti je deputet, kryetar bashkie, përveçse njeri i pushtetshëm, të bën njeri shumë të rëndësishëm, të bën VIP, o njësh, o figurë! Kjo është shumë, është vetë ëndrra e njeriut të fortë, e njeriut zog kurve (sipas shkodranëve, shumë i zoti), që ç’i thotë mendja, ia bën dora. I dashur kriminel, legalizimi yt, në ditën për diell, me vulën dhe hyqmin e kryetarit të partisë, djathtas e majtas, përveçse me pushtet dhe të rëndësishëm, të bën të veçantë, modern dhe trendy, ku të mbetet vetëm të ndërrosh kravatat dhe kostumet, për të qenë çdo ditë në pjacë.

I nderuar kriminel, kush më shumë se sa ti e njeh krimin dhe fytyrën e vërtetë të kriminelëve? Askush! Dhe kjo nuk do as mend e as kalem. Se policët e ngratë, kur të ndeshin në udhë (mjafton të ta ndiejnë erën), ikin në drejtim të paditur. Ikin nga frika, a se morën urdhër, kjo nuk ka pikë rëndësie. Ti, i shtrenjti im, kriminel i sprovuar, pas kalvarit të gjatë të krimeve dhe heroizmave të kohës moderne, që nuk deshe t’i bëje, e prandaj nuk të kujtohen, tashmë je kthyer në misionar të demokracisë. Për ndokënd është ironike, por kjo është e vërteta e ditëve tona në shekullin e njëzet e një.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pa t’u dridhur qerpiku, çave mes për mes telat me gjemba të ferrit, ngjite, pa t’u epur gjunjët, majat e mprehta të Purgatorit, e tani e meriton që të hysh në Parajsë. Se pushteti është parajsë, e ti e di, se e mësove në udhëtimin makabër të vrasjeve, dhunimeve e përdhunimeve, për të cilat nuk është se je shumë fajtor. Fundja, ata të zunë rrugën, pse kaluan aty, pikërisht kur ti kishe punë të rëndësishme në dorë. E meriton, pra, se e bëre udhën e pastrimit, vra e prit, për të fituar hapësira toke, deti dhe qielli, vetëm e vetëm për të mirën e njerëzimit.

Ngaqë ti, kriminel i dashur, pa ngjyrë, pa formë, je një kameleon që i ke të gjitha ngjyrat e partive, të libidos për sundim dhe lumturi, ty të ka lezet fjala, se syri nuk ta bën tërr, as kur ndesh në raketa. Të ka lezet, o i uruari kriminel, llafja në Parlament, mu në tempullin e demokracisë (kjo e jona duket si rrumpallë demokratike, ku je i lirë të vrasësh e të presësh sa të duash). Mbase duhet thënë pak ndryshe, në selinë e krimit, që përveç ligjeve, realizon edhe katarsën e kriminelëve. Për shkak të përvojës së fituar, si kriminel i devotshëm, pra, si njohës dhe ekspert i krimit, fillimisht anëtarësohesh në një parti. Si kriminel i ditur dhe me standarde, pastron terrenin nga kriminelët ordinerë, xhepistë dhe brekëgrisur. Fill pasi fiton statusin e kriminelit të partishëm, që i njeh dhe zbaton parimet, pa t’u dridhur dora, pa e zgjatur shumë dhe si i besuari i Cutës, kryetarit të radhës të partisë, vë kandidaturën për një copë drejtori. Dihet që fiton, se je kriminel 24 karatësh, i hurit dhe i litarit, domethënë, nga më të diturit, në fushën e pjekjes në hell të viktimave, pa t’u dridhur leshtë e kresë, lëre më tjetërkund.

Ke parë ti që oreksi vjen duke ngrënë, sepse prakticiteti dhe dija e tepruar në lëmin e rrjepjes së njerëzve dhe të gjësë së gjallë, vetiu të nxjerr në shtegun e kandidimit për kryetar bashkie. Dhe fiton, se ti nuk di të humbësh asnjëherë, si burrë i fortë e trim me fletë. Kjo kohë e artë, dashkapadashka, të shërben për të pastruar territorin, të largosh nga udha e fitoreve lapangjozët e moralit, e nderit të humbur, të ndërgjegjshmit e tredhur në tru, e dijes së padijes, dhe fiu kërcen në karrigen e deputetit.

I shtrenjti im, kriminel me bojna dhe dekorata heroizmi, tani flet si kampion ligjshmërie, gjithnjë në emër të ligjit, të arsyes dhe prosperitetit. Përvoja e vyer, por sidomos se je njeri i fjalës dhe veprës, njeri i aksionit, bën që të të mos zërë vend prapanica, pavarësisht se ka kohë që është madhuar dhe rrumbullakosur, kacafiu hidhesh në kolltukun ministror, se aty ka tenderë, ka fitime. Se, o xhan i vëllait, politika është biznes pa tatime, dhe pa një, pa dy, paratë e thata e hedhin ujin deri në majë të Himalajeve.

I dashur kriminel, ti tani je kudo, në rrugë dhe në zyra, në Parlament dhe në qeveri, në parti dhe në shoqata, në media dhe arte, në bashki dhe universitet. Je, sepse e meriton të jesh, e ke çarë udhën me djersën e kobures, të hurit dhe kamxhikut, e prandaj nuk ka mbetur gjë të tjetër, vetëm të të bekojmë që je. Ose, më mirë na beko ti, o kriminel i shquar, se pa bekimin tënd nuk ecën demokracia shqiptare përpara.

Është koha e supermenëve, që në një ditë gdhihen të pasur, sepse janë kriminelë, janë njerëz të sojmë, me nam e namuz. Prandaj, o kriminel me tuje, kur vret e pret, shan e kërcënon, dhunon e përdhunon, për të mirën e popullit e ke, për të mirën e atdheut që ndrin secilën ditë. Prandaj të mirëkuptojmë dhe lutemi për ty, jetë të gjatë sa malet tona kreshnike, e trup e krahë të forta, për të mundur horrat, pabesuesit e ndyrë, që kanë mbetur si peshku në zallin pa ujë, për të ndriçuar ata që nuk duan të shohin dritën që ka sjellë krimi ndër ne.

I nderuar kriminel, vërtet, punët e politikës janë bërë lesh arapi, e Shqipëria gjendet në zgrip, ti vrej punën, gjithçka rregullohet. Ku vajti dhe mu kujtua barsoleta me hajdutin, tani që do ta mbyllja llafen:

– Baba, zura një hajdut.

– Sille këtu!

– Nuk vjen, o ba.

– Lëshoje!

– Nuk më lëshon ai mua.

Me krimin dhe kriminelin është shumë më ndryshe, asgjë nuk sheh dhe nuk kupton, ikën në botën tjetër, me vizionin e së nesërmes. Ardhmëria vlen, ndonëse të lë pa të sotmen, ngujuar në burgun e vetvetes. Për sa kohë individi gjallon në burgun e vetvetes, dhe në rrethin e shoqërisë, pa të cilën nuk ka gjasa të jetë njeri, pra, në burgun e madh, prej të cilit nuk shpëton askush, liria është një ëndërr mashtruese.

Previous Post

“Edukimi është e drejta ime!”/ Gratë protestojnë në Kabul kundër kufizimeve 

Next Post

Vjehrri denoncon largimin e nuses së djalit: Iku para 20 ditësh, braktisi fëmijët

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vjehrri denoncon largimin e nuses së djalit: Iku para 20 ditësh, braktisi fëmijët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.