• Latest
  • Trending
  • All

E vërteta e planit “pa ndjenja” të Macronit mbi zgjerimin e BE-së

28/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 14 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E vërteta e planit “pa ndjenja” të Macronit mbi zgjerimin e BE-së

28/05/2022
in Aktualitet

Komentet e fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, mbi një bashkësi (komunitet) paralele evropiane për vendet që presin të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, janë një ripërtëritje klasike e idesë së vjetër për një kontinent të përbërë nga unaza të ndryshme vendesh që gëzojnë nivele të ndryshme të integrimit në BE, me Eurozonën në epiqendër absolute. Është një ide që ka të ngjarë të mos realizohet pasi ka shumë kundërshti ndaj saj, jo vetëm jashtë BE-së, por në mënyrë thelbësore edhe brenda unionit.

“Paradhoma” e vërtetë e BE-së është, dhe ka shumë të ngjarë të mbetet e tillë, procesi i anëtarësimit në BE i Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës që tani kanë aplikuar zyrtarisht për t’u bashkuar me bllokun, dhe kjo do të bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por, ndërsa ideja e Macronit për arkitekturat e reja politike evropiane mund të jetë e paqartë, ai ka plotësisht të drejtë për një gjë tjetër në dukje të diskutueshme: do të duhen dekada që një vend si Ukraina (dhe si rrjedhojë edhe Gjeorgjia me Moldavinë) të anëtarësohen në BE.

Kjo vjen pavarësisht betejës heroike të kombit ukrainas dhe simpatisë së gjerë që gëzon në mbarë botën, përfshirë mbështetjen e qytetarëve në vendet e BE-së, të cilët besojnë se një ditë ajo duhet të bëhet anëtare e saj.

Por, e vërteta e hidhur është se: asnjë vend nuk ka hyrë në Bashkimin Evropian duke u bazuar vetëm mbi emocionet.

Duhen vite reformash të mundimshme politike dhe ekonomike, nevojiten miliarda euro për të rindërtuar vendin dhe vullneti i të 27 anëtarëve të BE-së gjatë rrugës – diçka që nuk do të jetë gjithmonë aty.

Për një vend në mes të luftës, me ekonominë dhe bazën industriale të shkatërruar dhe me një fqinj gjakatar që synon të shtypë gjithë ekzistencën e tij, kjo mund të jetë pothuajse e pamundur. Edhe sikur të shfaqej papritur, ç’gjë ka pak gjasa të ndodhë, një demokrat dashamirës në Kremlin, kjo nuk do ta shndërronte rrugëtimin e Kievit drejt Brukselit nga dekada në vite.

Për të pasur një ide se sa i ngadaltë do të jetë ky proces, mjafton të shihni rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Po, krahasimet gjeografike janë zakonisht të padrejta, dhe kontekstet politike, historike dhe ekonomike ndryshojnë shumë, por këtu ka shumë paralelizma që thjesht nuk mund të anashkalohen.

Argumenti më i zjarrtë për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës janë vetë sakrificat heroike që po bëjnë ukrainasit duke u rezistuar pushtuesve rusë. Ata po luftojnë jo vetëm për kombin e tyre, por për gjithçka që përfaqëson vërtet Perëndimi.

E gjithë kjo është e vërtetë, por kjo ishte e vërtetë edhe për Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën. Ata përjetuan gjithashtu masakra, krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe shfaqën stoicizëm dhe heroizëm mbresëlënës për të mbijetuar si popull dhe si komb.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndihmuar shumë ata në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në BE, me Sarajevën dhe Prishtinën që mbeten në pritje me statusin e kandidatëve të mundshëm.

Dikush mund të thotë se kjo është për shkak të situatës problematike në të cilën dy shtetet ndodhen, me Kosovën që ende nuk e njohin një pjesë e vogël e shteteve anëtare të BE-së dhe Bosnjën, me strukturën e saj jofunksionale politike.

Por, çfarë lloj Ukraine po del realisht nga kjo luftë? Cila Ukrainë po aplikon në fakt për në BE?

I gjithë Perëndimi mbështet integritetin territorial të vendit, duke përfshirë Krimenë dhe Donbasin, por sa të mëdha janë shanset tani dhe në muajt dhe vitet në vijim që Qeveria e Kievit të ketë kontroll politik mbi këto rajone?

Të njëjtat pyetje mund t’i shtrohen Moldavisë dhe Gjeorgjisë në lidhje me rajonet e tyre separatiste. Dhe, nëse nuk ka përgjigje të qarta për këto pyetje, është e vështirë të parashikohet ndonjë shans real mbi anëtarësim në BE, pasi Moska do të vazhdojë t’i përdorë këto rajone të pushtuara për të lidhur treshen me sferat e saj të ndikimit.

Por, krahasimet nuk mbarojnë këtu. Ndërsa ka probleme të konsiderueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë korrupsionin, keqfunksionimin e pushtetit gjyqësor, madje edhe kapjen e drejtpërdrejtë të shtetit (gjëra që janë të pranishme edhe në treshen e vendeve lindore që aspirojnë të anëtarësohen në BE), e vërteta është se një arsye tjetër pse ky rajon nuk është tashmë në BE është sepse shumë në union nuk janë veçanërisht entuziastë për integrimin e tyre në radhë të parë.

Më pak se një vit më parë, disa vende anëtare të BE-së vunë në dyshim vendosjen e fjalës “zgjerim” në deklaratën e samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor.

Para pushtimit rus, më 24 shkurt, çdo përpjekje që linte të kuptohej se vende të tilla si Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kishin shanse që një ditë t’i bashkoheshin unionit, hidheshin gjithmonë poshtë nga disa vende të Evropës Perëndimore.

Ndonëse kishte më shumë solidaritet në muajt e fundit nga Bashkimi Evropian, ishte mjaft e qartë në diskutimet që u zhvilluan midis udhëheqësve të BE-së, në muajin mars në Versajë, se ato vende që ishin pro hapjes së portave për treshen, ose të paktën për Ukrainën, ishin anëtaret më të reja të BE-së në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Dhe, nuk kemi prekur ende as çështjen e përparimit të vendeve, të cilat janë mbajtur peng nga çështje të tjera.

Edhe këtu kemi një shembull të Ballkanit Perëndimor – Maqedoninë e Veriut – padyshim një nga vendet që i ka plotësuar më së miri kushtet e BE-së në vitet e fundit. Edhe Franca edhe Bullgaria e kanë bllokuar hapjen e negociatave të saj për çështje që lidhen drejtpërdrejt me Shkupin, për Sofjen, dhe me zgjerimin në përgjithësi për Parisin.

Kush mund të thotë se kjo nuk do të ndodhë me Ukrainën? Ashtu siç Turqia po kundërshton aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO (dhe kërcënimi i presidentit kroat për të bërë të njëjtën gjë), çdo proces zgjerimi paraqet një mundësi të përsosur për të nxjerrë përfitime dhe lëshime të ndryshme, për përdorime të brendshme apo gjetkë.

Pra, kur Komisioni Evropian në fillim të muajit të ardhshëm të vijë me opinionet e tij për aplikimet për në BE, të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës, prisni disa hezitime.

Mund të ndodhë shumë mirë që të rekomandohet statusi i kandidatit, të paktën për Ukrainën, por mos u habitni nëse ai kushtëzohet me reforma të mëtejshme dhe detyra të tjera.

Siç kanë mësuar vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni është shpesh më optimist dhe më i gatshëm se Këshilli, ku shtetet anëtare duhet të binden dhe konsensusi është i domosdoshëm.

Në fund mund të jetë më i mundshëm statusi i kandidatit dhe më i pranueshëm për 27 vendet anëtare sesa një status i pakushtëzuar kandidat, pasi ata mblidhen në Bruksel më 23-24 qershor “për të vlerësuar” rekomandimin e Komisionit.

Pak para këtij samiti, ata do t’i presin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin belg.

Shpresa është ende se do të ketë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani, sinjalet nuk janë shumë inkurajuese.

Por, për të ecur përpara me një rajon, ose të paktën një vend, Ukrainën, por jo me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, sipas disa zyrtarëve të BE-së, kjo do të dërgonte sinjale të gabuara.

Mund të shihet si e padrejtë ndaj Kievit, por Brukseli gjen gjithmonë mënyra për të zhgënjyer – thjesht pyesni çdo zyrtar nga Ballkani Perëndimor. Dhe, Kievi fare mirë mund të ankohet, duke përmendur me të drejtë mungesën e guximit, vullnetit dhe të menduarit gjeostrategjik nga BE-ja dhe të pretendojë se është e gjitha e papranueshme.

Por, ashtu si Ballkani Perëndimor, ata do të kuptojnë se ka pak opsione të tjera në dispozicion për ta, ndërsa zënë vendet e tyre në paradhomën e BE-së./REL

Previous Post

Të dhënat personale sensitive, 39% e administratës s’di saktë kategoritë

Next Post

Pse shqiptarët i dhunojnë, ndërsa të huajt i lejojnë t’u përmjerrin m’u te dera e Qeverisë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Pse shqiptarët i dhunojnë, ndërsa të huajt i lejojnë t’u përmjerrin m'u te dera e Qeverisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.