• Latest
  • Trending
  • All

‘Open Balkan’/ Rama i jep Vuçiç kartën e garantuesit të stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian

23/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 14 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

‘Open Balkan’/ Rama i jep Vuçiç kartën e garantuesit të stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian

23/05/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Javën e kaluar kreu i shtetit malazez, Milo Gjukanoviq ishte në Kosovë për një vizitë zyrtare dy ditore. Atij iu dha mundësia për të ripërsëritur, sëbashku me mikpritësen e vet, presidenten Vjosa Osmani, kundërshtimin e thellë ndaj Ballkanit të hapur.

I nisur në vitin 2019, ky projekt që bazohet në modelin e grupit të Vishegradit (Poloni, Çeki, Hungari, Sllovaki), synon të krijojë një zonë të lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit brenda Ballkanit Perëndimor.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Milo Gjukanoviç dhe Vjosa Osmani nuk i përzgjodhën fjalët duke deklaruar se forcimi i kësaj nisme rrezikonte të shtonte ndikimin rus në Evropën Juglindore. Te dy liderët treguan me gisht pozicionimin e trazuar të Serbisë, e cila refuzon të vendosë sanksione mbi Moskën, duke rezikuar kështu – besojnë ata – ngadalësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Në vend që të përshpejtonte përparimin e vendeve tona drejt BE-së, ajo do t’i vendoste ata në një sallë pritjeje duke e stërzgjatur edhe më shumë procesin integrues”, theksoi Vjosa Osmani duke shtuar: “Prandaj, Kosova vazhdon të mbajë të njëjtin pozicion, përkatësisht atë që ne e konsiderojmë bashkëpunimin rajonal si thelbësor, por duke e zhvilluar në kuadër të iniciativave ekzistuese, anëtare e së cilës është edhe Kosova, dhe në veçanti në kuadër të procesit të Berlinit».

Në fillim të majit, kancelari gjerman Olaf Scholz kishte insistuar tashmë në nevojën e rinisjes së procesit të Berlinit gjatë vizitës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti, në Berlin. Kjo gjë e vuri në një situatë shumë të pakëndshme presidentin serb, që ishte gjithashtu mysafir i Olaf Scholz atë ditë.

Sipas Milo Gjukanoviçt, Open Balkan u lançua në një “moment depresioni”, që shkaktohej nga largimi i paralajmëruar  i kancelares gjermane Angela Merkel dhe nga refuzimi i BE-së për të avancuar kandidaturat e vendeve të Ballkanit. Liderët serbë, shqiptarë dhe maqedonas “menduan se integrimi evropian ishte i pamundur, dhe se për shkak të daljes së Merkel nga skena integrimi evropian për Ballkanin Perëndimorët do të zbehej”.

Por kjo nuk është e vërtetë. Madje, presidenti malazez konsideroi se pushtimi rus i Ukrainës kishte ringjallur interesin strategjik të integrimit të Ballkanit në BE.

Gjatë një interviste të dhënë pak kohë më parë për kanalin kosovar Koha TV, Milo Gjukanoviç tha se “Ballkani i Hapur do ta ndihmonte Serbinë të ushtrojë pretendimet e saj nacionaliste ndaj fqinjëve, përkatësisht Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Ai denoncoi  besueshmërinë e ulët të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili ishte “ministër i propagandës nën regjimin gjenocidial të Sllobodan Millosheviqit”. Por ai harroi të specifikojë se edhe vetë ka qenë i afërt me ish burrin e fortë të Beogradit përpara se ti bashkëngjitej kampit properëndimor në fund të viteve 1990. Gjithashtu ai ka pasur marrëdhënie të privilegjuara me Millosheviçin, përpara se të kthente gradualisht fletën.

Për qëndrimin e Milo Gjukanoviçit dhe Vjosa Osmanit nuk ka munguar të reagojë kryeministri shqiptar. Edi Rama është bërë vitet e fundit aleati më i zellshëm i Aleksandër Vuçiçit në Ballkan. « Ata që kundërshtojnë Ballkanin e Hapur kanë të drejtë të mos shohin, dëgjojnë apo kuptojnë se kjo nismë promovon paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe përshpejton procesin e Berlinit”, tha ai. Përpara se të bëhej profetik: “Ballkani i hapur nuk do të ndalet, sepse e ardhmja nuk mundet të pengohet ».

Që nga fillimi i Open Balkan, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë qenë gjithmonë kundër. Ato kanë përdorur një argument të thjeshtë : kjo iniciativë e re konkuron me tregun e përbashkët rajonal të parashikuar në kuadrin e procesit të Berlinit dhe përbën rrezik për distancimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor nga perspektiva e tyre evropiane.

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, megjithatë, u shpreh publikisht në favor të Open Balkans. Por nuk është e sigurtë nëse se ai guxon të krijojë përplasje për këtë çështje, ndërkohë që qeveria e tij minoritare varet nga mbështetja e partisë së presidentit Gjukanoviç.

Ai vetë theksoi se kjo ishte një «temë e ndjeshme» dhe se do të qe e nevojshme, që për të ratifikuar këtë zgjedhje, të vendoste një shumicë prej 2/3-sh në Parlament.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërkaq ka ripërsëritur kundërshtimin e tij të prerë. “Serbia nuk është e hapur ndaj Kosovës, ata nuk i njohin dokumentet tona,” vuri në dukje ai. “Nëse Serbia dëshiron Ballkanin e hapur, ajo duhet të hapet ndaj Kosovës. Sipas tij, “Open Balkans lindi në tetor 2019, kur u bë e qartë se BE-ja nuk do të hapte negociatat [për anëtarësim] për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut”, për shkak të jo-së nga Franca, Holanda dhe Danimarka. “Presidenti serb e shfrytëzoi pikëllimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në atë kohë.

I vetëdijshëm se nisma e tij shtyhet me vështirësi përpara, presidenti serb ka kërkuar mbështetje nga ana e Shteteve të Bashkuara. Open Balkan është një histori suksesi për të ruajtur stabilitetin në Ballkan dhe “mënyra më e mirë” për të përgatitur rajonin për anëtarësim në BE, pohoi Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi me delegacionin amerikan që po zhvillonte një turne në Ballkanin Perëndimor.

Burri i fortë nga Beogradi dëshironte të qetësonte Uashingtonin për refuzimin e sanksioneve ndaj Moskës që po i shqetëson gjithnjë e më shumë kancelaritë perëndimore.

Kapja pas Open Balkans i lejon atij përdorimin e kartës së e garantuesit të stabilitetit rajonal dhe perspektivës të integrimit evropian.

Nuk dihet sa kanë mundur të bindin këto argumenta sidomos kur muajt e fundit i dërguari special amerikan, Gabriel Escobar ka insistuar në faktin se çdo nisëm mund të ketë sukses vetëm nëse bashkon të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

/Autori Simon Rico

Previous Post

Berisha në krye të PD, Duma Duhet respektuar vullneti i demokratëve 

Next Post

“Dy policë qëlluan njëri-tjetrin brenda komisariatit por plumbat kapën…”/ Si nisi sherri mes kolegëve që vrau 60-vjeçarin 

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

"Dy policë qëlluan njëri-tjetrin brenda komisariatit por plumbat kapën...”/ Si nisi sherri mes kolegëve që vrau 60-vjeçarin 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.