• Latest
  • Trending
  • All

Parashikimi i frikshëm: Katastrofa ushqimore që po vjen 

22/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Parashikimi i frikshëm: Katastrofa ushqimore që po vjen 

22/05/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Duke pushtuar Ukrainën, Vladimir Putini do të shkatërrojë jetët e njerëzve larg fushës së betejës – dhe në një shkallë që edhe ai mund të pendohet.  Lufta po godet një sistem global ushqimor të dobësuar tashmë nga Covid-19, ndryshimi i klimës dhe një goditje e tregjeve energjetike. Eksportet e drithit dhe farave vajore të Ukrainës pothuajse janë ndalur dhe ato të Rusisë janë të rrezikuara. Së bashku, të dy vendet furnizojnë 12% të kalorive të tregtuara. Çmimet e grurit, të cilët qenë rritur me 53% që nga fillimi i vitit, u rritën me 6% më 16 maj, pasi India bëri të ditur se do të pezullonte eksportet për shkak të një vale alarmante të të nxehtit.

Ideja e pranuar gjerësisht e një krize të kostos së jetesës as nuk rrok dot peshën e asaj që mund të presim. Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, paralajmëroi më 18 maj se muajt e ardhshëm kërcënohen nga “spektri i mungesës globale të ushqimit”, që mund të zgjasë me vite. Kostoja e lartë e ushqimeve bazë ka rritur tashmë me 440 milion, numrin e njerëzve që nuk mund të jenë të sigurt se kanë për të ngrënë mjaftueshëm, ky numër tashmë është 1.6 miliardë. Gati 250 milionë janë në prag të urisë. Nëse, siç ka të ngjarë, lufta zvarritet dhe furnizimet nga Rusia dhe Ukraina janë të kufizuara, qindra miliona njerëz të tjerë mund të bien në varfëri. Trazirat politike do të përhapen, fëmijët do të mbeten të pazhvilluar dhe njerëzit do të vdesin nga uria.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Putin nuk duhet ta përdorë ushqimin si armë. Mungesat nuk janë rezultat i pashmangshëm i luftës. Udhëheqësit botërorë duhet ta shohin urinë si një problem global që kërkon urgjentisht një zgjidhje globale.

Rusia dhe Ukraina furnizojnë 28% të tregtisë globale të grurit, 29% të elbit, 15% të misrit dhe 75% të vajit të lulediellit. Rusia dhe Ukraina kontribuojnë rreth gjysmën e drithërave të importuara nga Libani dhe Tunizia; për Libinë dhe Egjiptin shifra është dy të tretat.

Eksportet e ushqimit të Ukrainës ofrojnë kalori për të ushqyer 400 milion njerëz. Lufta po i ndërpret këto furnizime sepse Ukraina ka minuar ujërat e saj për të penguar një sulm, dhe Rusia po bllokon portin e Odessas.

Edhe para pushtimit, Programi Botëror i Ushqimit kishte paralajmëruar se viti 2022 do të ishte një vit i tmerrshëm. Kina, prodhuesi më i madh i grurit, ka thënë se, pas shirave që vonuan mbjelljen vitin e kaluar, kjo kulturë mund të jetë në situatën më të keqe ndonjëherë. Tani, përveç temperaturave ekstreme në Indi, prodhuesi i dytë më i madh në botë, mungesa e shiut kërcënon të zvogëlojë rendimentet në shporta të tjera të bukës, nga brezi i grurit të Amerikës deri në rajonin Beauce të Francës. Briri i Afrikës po shkatërrohet nga thatësira më e keqe në katër dekada. Mirë se vini në epokën e ndryshimeve klimatike.

E gjithë kjo do të ketë një efekt të rëndë mbi të varfërit. Familjet në ekonomitë në zhvillim shpenzojnë 25% të buxheteve të tyre për ushqim dhe në Afrikën Sub-Sahariane, deri në 40%. Në Egjipt buka siguron 30% të të gjitha kalorive. Në shumë vende importuese, qeveritë nuk mund të lejojnë subvencione për të rritur ndihmën ndaj të varfërve, veçanërisht nëse ato importojnë edhe energji – një treg tjetër në mes trazirash.

Kriza rrezikon të përkeqësohet. Ukraina kishte dërguar tashmë shumë nga prodhimet e verës së kaluar që përpara luftës. Rusia ende po arrin të shesë grurin e saj, pavarësisht kostove të shtuara dhe rreziqeve për transportuesit. Megjithatë, ato depo ukrainase që janë të padëmtuara nga luftimet, janë plot me misër dhe elb. Fermerët nuk kanë ku të ruajnë të korrat e tyre të ardhshme, që do të nisin në fund të qershorit, dhe për këtë arsye mund të kalben. Dhe atyre u mungon karburanti dhe krahu i punës, për të mbjellë pas kësaj. Rusisë, nga ana e saj, mund t’i mungojnë disa furnizime me fara dhe pesticide, që zakonisht i blen nga Bashkimi Evropian.

Pavarësisht rritjes së çmimeve të grurit, fermerët në vende të tjera në botë mund të mos e plotësojnë mungesën. Një arsye është se çmimet janë të paqëndrueshme. Më keq, marzhet e fitimit po tkurren, për shkak të rritjes së çmimeve të plehrave dhe energjisë. Këto janë kostot kryesore të fermerëve dhe të dy tregjet janë ndërprerë nga sanksionet dhe “përleshja” për gazin natyror. Nëse fermerët pakësojnë plehërimet, rendimentet globale do të jenë më të ulëta, në kohën e gabuar.

Përgjigja e politikanëve të shqetësuar mund të përkeqësojë një situatë tashmë të keqe. Që nga fillimi i luftës, 23 vende nga Kazakistani në Kuvajt kanë deklaruar kufizime të ashpra në eksportet e ushqimit, që mbulojnë 10% të kalorive të tregtuara globalisht. Më shumë se një e pesta e të gjitha eksporteve të plehrave janë limituar. Nëse tregtia ndalet, do të ketë zi buke.

Ka nisur tashmë një lojë fajësimi, në të cilën Perëndimi dënon Putinin për pushtimin, dhe Rusia dënon sanksionet perëndimore. Në të vërtetë, ndërprerjet janë kryesisht rezultat i pushtimit të Putinit dhe disa sanksione i kanë përkeqësuar ato. Debati mund të bëhet lehtësisht një justifikim për mosveprim. Ndërkohë shumë njerëz do të mbeten të uritur dhe disa do të vdesin.

Në vend të kësaj, shtetet duhet të veprojnë së bashku, duke filluar nga mbajtja e tregjeve të hapura. Këtë javë Indonezia, burim i 60% të vajit të palmës në botë, hoqi një ndalim të përkohshëm të eksporteve. Europa duhet të ndihmojë Ukrainën të dërgojë grurin e saj nëpërmjet hekurudhave dhe rrugëve, në portet e Rumanisë ose në Balltik, megjithëse edhe parashikimet më optimiste thonë se vetëm 20% e të korrave mund të rezultojnë në këtë mënyrë.

Edhe vendet importuese kanë nevojë për mbështetje, në mënyrë që të mos mbingarkohen nga faturat e mëdha. Furnizimet emergjente të grurit duhet të shkojnë vetëm për më të varfërit. Për të tjerët, financimi i importit me kushte të favorshme, ndoshta të siguruara përmes FMN, do të lejonte që dollarët e donatorëve të shkonin tjetërkund. Lehtësimi i borxhit mund të ndihmojë gjithashtu në lirimin e burimeve jetike.

Ka hapësirë ??për zëvendësim. Rreth 10% e të gjitha drithërave përdoren për prodhimin e biokarburanteve; dhe 18% e vajrave bimore shkojnë për biokarburante. Finlanda dhe Kroacia kanë hequr detyrimet që kërkojnë që nafta të përfshijë karburantin nga të korrat. Të tjerët duhet të ndjekin shembullin e tyre. Një sasi e madhe drithi përdoret për të ushqyer kafshët. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, drithi përbën 13% të ushqimit të thatë të bagëtive. Në vitin 2021 Kina importoi 28 milion ton misër për të ushqyer derrat, më shumë se eksportet e Ukrainës në një vit.

Një lehtësim i menjëhershëm do të vinte nga thyerja e bllokadës së Detit të Zi. Rreth 25 milion ton misër dhe grurë, ekuivalente me konsumin vjetor të të gjitha ekonomive më pak të zhvilluara të botës, janë bllokuar në Ukrainë. Tre vende duhet të hiqen mënjanë: Rusia duhet të lejojë transportin ukrainas; Ukraina duhet të çminojë rrugën pranë Odesës; dhe Turqia duhet të lejojë ngarkesat detare të kalojnë Bosforin.

Kjo nuk do të jetë e lehtë. Rusia, duke luftuar në fushën e betejës, po përpiqet të mbysë ekonominë e Ukrainës. Ukraina heziton të pastrojë minat e veta. Bindja e tyre për t’u dorëzuar do të jetë një detyrë për vendet, duke përfshirë Indinë dhe Kinën, që kanë qëndruar jashtë luftës. Ngarkesat mund të kërkojnë përcjellje përmes forcave të armatosura, të miratuara nga një koalicion i gjerë. Të ushqyerit e një bote të brishtë është punë e të gjithëve./The Economist- bota.al

Previous Post

Avokati gjerman: Emigrantët të mos humbasin durimin për vizën e bashkimit familjar! 

Next Post

Lija e majmunit, OBSH: 92 raste të konfirmuara në 12 shtete

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Lija e majmunit, OBSH: 92 raste të konfirmuara në 12 shtete

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.