Pas ministrisë së jashtme shqiptare, ka reaguar dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim lidhur me deklaratat nga Kremlini se mercenarë shqiptarë luftojnë në Ukrainë.
Ambasadorja Kim thotë se këto janë gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga e vërteta, duke theksuar se fushata ruse e dezinformimit është e tepruar.
“Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan Kim.
Ndërsa ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u shpreh: “Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”



















