Ka nisur mbledhja e krerëve të shteteve pjesë të NATO-s. Samiti i jashtëzakonshëm ka nisur për të diskutuar lidhur me situatën e rëndë në Ukrainë.
Ende nuk dihet çfarë po diskutojnë liderët e shteteve të aleancës mbi agresionin rus, ndërsa mësohet se në përfundim të tij NATO do të ketë një konferencë për shtyp.
Në një dalje për mediat, Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë të ndërpresë veprimet ushtarake pasi do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.
Stoltenberg, më tej i ka shprehur mbështetjen Ukrainës në çdo hap të tyre.

“Rusia ka thyer sërish paqen në kontinentin europian. Çfarë ne kemi shmangur prej muajsh, tashmë është realitet, pavarësisht gjithë përpjekjeve për të pasur një zgjidhje diplomatike. I bëj thirrje Rusisë që të tërheq menjëherë trupat ushtarake. Qëndrojmë plotësisht me qytetarët e Ukrainës dhe mbështesim Ukrainën për imtegritetin e plotë territorial. Është e drejta e tyre që të mbrohen”, tha Stoltenberg.