Një shpjegim për numrin e madh të grave dhe fëmijëve është se autoritetet ukrainase po pengojnë largimin e burrave të moshës ushtarake, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë.
“Ne presim shifra shumë më të mëdha”, tha Roland Schilling, përfaqësues rajonal i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, për BBC nga Kishinau.
“Jemi në dijeni të radhëve të mëdha që krijohen në pikat kufitare. Ne po përgatisim përgjigjen tonë humanitare së bashku me agjencitë e tjera të OKB-së”, shtoi ai.
OKB-ja ka paralajmëruar më herët se një pushtim i Ukrainës mund të shkaktojë një krizë të madhe refugjatësh.



















