• Latest
  • Trending
  • All

Hartwell: Vuçiq nuk ka vullnet t’i japë fund kontestit mes Kosovës e Serbisë

06/02/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 19 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hartwell: Vuçiq nuk ka vullnet t’i japë fund kontestit mes Kosovës e Serbisë

06/02/2022
in Aktualitet

Leon Hartwell, analist në Qendrën për Analiza të e Politikave Evropiane (Center for European Policy Analysis) në Uashington, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është përgjegjësi kryesor për mungesën e marrëveshjes midis Kosovës e Serbisë.

“Arsyeja kryesore që kontesti mes Serbisë dhe Kosovës vazhdon është se presidenti Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm të mobilizojë mbështetjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës. Vuçiq mund t’i japë fund kontestit me Kosovën nesër, nëse do të kishte vullnet për ta bërë këtë, por nuk do ta bëjë, sepse mendon se do të përfitojë prej saj. Ai duket i kënaqur me status quo-në aktuale”, ka thënë Hartwell, në një intervistë për Zërin e Amerikës, seksioni në gjuhën serbe.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Hartwell ka thënë se vizitat e të dërguarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, në Prishtinë e Beograd do të shpien në vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi. Por, ai nuk beson që dialogu do të japë rezultate, së paku jo shpejt.

“… progresi do të varet nga vullneti politik i palëve për t’i dhënë fund kontestit. Jam i shqetësuar që ndërmjetësit kanë qasjen se çdo bisedë është më e mirë se mos të ketë fare. Kur palët negociuese takohen pa përparim të dukshëm, kjo rrezikon besueshmërinë e gjithë procesit. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në lëvizjen e bisedimeve jashtë tavolinës për të ndihmuar në përfundimin e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hartwell.

Hartwell ka theksuar se Vuçiqi e përdor si alibi për bllokimin e dialogut hezitimin e pales kosovare që ta formojë  Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Intervista e plotë e Leon Hartwell (publikuar në shqip nga Telegrafi):

A keni përshtypjen se përpjekjet e Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd do ta lëvizin dialogun nga ngërçi?

Hartwell: Këto vizita sigurisht që do ta rifillojnë dialogun, por nuk janë të garantuara rezultate domethënëse në të ardhmen. Megjithatë, progresi do të varet nga vullneti politik i palëve për t’i dhënë fund kontestit. Jam i shqetësuar që ndërmjetësit kanë qasjen se çdo bisedë është më e mirë se mos të ketë fare. Megjithatë, kur palët negociuese takohen pa përparim të dukshëm, kjo rrezikon besueshmërinë e të gjithë procesit. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në lëvizjen e bisedimeve jashtë tavolinës për të ndihmuar në përfundimin e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës.

A mund të shihet vizita e tyre, në një farë mënyre, si një lloj paralajmërimi për mungesën e progresit?

Hartwell: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon që nga viti 2011 pa epilog. Sigurisht, Bashkimi Evropian është i frustruar me dialogun, por armiqësia nuk mund të ndalet me shtypjen e një butoni. Kjo mund të bëhet brenda procesit dhe kërkon kohë.

Cila mendoni se është arsyeja e ngërçit të fundit në dialog, që po vazhdon prej disa muajsh?

Hartwell: Arsyeja kryesore që vazhdon kontesti mes Serbisë dhe Kosovës është se presidenti Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm të mobilizojë mbështetjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës. Vuçiq mund t’i japë fund kontestit me Kosovën nesër, nëse do të kishte vullnet për ta bërë këtë, por nuk do ta bëjë – sepse mendon se do të përfitojë prej saj. Ai duket i kënaqur me status quo-në aktuale.

Cilat janë përgjegjësitë për zvarritjen e procesit nga pala serbe dhe nga pala kosovare?

Hartwell: Pavarësisht listës së gjatë të çështjeve të hapura të diskutuara në dialog, kontesti përfundimisht ka të bëjë në dy çështje themelore: sovranitetin dhe sigurinë – të cilat janë të lidhura ngushtë. Serbia ka një avantazh, sepse Kosova nuk ka shumë për të ofruar në tryezën e bisedimeve. Nëse Vuçiq mobilizonte opinionin për të mbështetur njohjen e Kosovës, kjo do të zgjidhte të dyja çështjet – sovranitetin dhe sigurinë – dhe do të hapte derën për ndërtimin e marrëdhënieve të forta midis dy vendeve dhe popujve të tyre.

Çfarë duhet të bëjë Serbia për të kontribuar në përparimin e mundshëm?

Hartwell: Rreth dy të tretat e serbëve nuk e mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, qëndrimet nuk janë të gdhendura në gur. Presidenti i Serbisë mund të fshihet pas mungesës së mbështetjes në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër, ai mund të luajë një rol transformues dhe të nxisë mbështetjen për të. Udhëheqësit e vërtetë ndërmarrin hapa të guximshëm për të mbështetur një të ardhme më të ndritshme për njerëzit e tyre.

A mund të pritet që në këtë kohë Kosova të formojë një Asociacionin e Komunave me shumicë serbe?

Hartwell: Kosova heziton ta pranojë [Asociacionin], sepse Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 konstatoi  se nuk ishte në përputhje me Kushtetutën. Po ashtu, ka frikë se kjo do të kontribuonte në konfigurimin e diçkaje të ngjashme me ‘Republika Srpska’ brenda kufijve të Kosovës. Ekziston frika se kjo do të kontribuonte në destabilitet jo vetëm në Kosovë – por edhe në rajon. Administrata e kryeministrit Kurti është e përkushtuar për demokraci multikulturore. Kjo nënkupton fuqizimin e të drejtave të pakicave në krahasim me krijimin e entiteteve të veçanta administrative të grupeve të ndryshme në Kosovë.

A mendoni se të dy palët kanë kapacitet për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në një të ardhme të parashikueshme?

Hartwell: Zgjidhja e kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është më shumë çështje politike sesa ligjore. Nëse ka pengesa ligjore në rrugën e zgjidhjes, të dyja palët, pavarësisht mosmarrëveshjeve, mund të jenë të gatshme të ecin drejt një të ardhmeje paqësore dhe të prosperuese. Në atë rast do të gjendej mënyra për të ecur në atë drejtim.

Sa larg janë palët në proces dhe kur mendoni se mund të ndodhë diçka e tillë?

Hatrwell: Nuk mendoj se është e dobishme që BE dhe SHBA po bëjnë presion më të madh mbi palët për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut. Duket se kontesti nuk është gati për t’u zgjidhur për momentin. Mendoj se përtej tryezës së bisedimeve, duhet të punohet në zgjidhjen e pengesave që ngadalësojnë përparimin në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë do të thoshte zgjidhja e kontestit për Kosovën dhe Serbinë dhe gjithë rajonin?

Hartwell: Qytetarët e të dy vendeve do të përfitonin më së shumti nga përfundimi i kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Previous Post

Planet e Rusisë dhe Kinës për një rend të ri botëror 

Next Post

“Xhaxhi Edi të lutem mos na i prish shtëpitë, mezi i kemi bërë”, protesta para Kryeministrisë dhe apeli i fëmijës 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Xhaxhi Edi të lutem mos na i prish shtëpitë, mezi i kemi bërë”, protesta para Kryeministrisë dhe apeli i fëmijës 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.