• Latest
  • Trending
  • All

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

05/02/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 19 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

05/02/2022
in Aktualitet

Andi Bushati

Grupi i diplomatëve amerikanë që merren me Shqipërinë duket se ka zgjedhur rrugën më të gabuar për të ndihmuar ushtarin e vet të bindur në opozitën shqiptare, Lulzim Bashën. Ata po përsërisin me këmbëngulje të njëjtën strategji, e cila konsiston në goditjen sistematike të Berishës, paralel me “takimet e shkëlqyera” që i rezervojnë pasardhësit të tij.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kështu ndodhi edhe në javën që lamë pas. Brenda katër ditëve, tre herë me radhë, qoftë nga Uashingtoni dhe qoftë nga Tirana, u dha mesazhi i mbështetjes së grupimit të Bashës në testin e zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 mars.

Ndryshe nga më parë, Gabriel Escobar nuk u mjaftua me kërcënimin standart të ndërprerjes së marrëdhënieve me PD-në nëse Berisha rikthehet kryetar, por ai e zgjeroi perimetrin e shantazhit, duke paralajmëruar se lideri historik i demokratëve nuk mund të drejtojë asnjë forcë të re politike. Zyrtari amerikan, emri i të cilit mbahet mend lehtë në këtë vend, nuk e fshehu qëllimin për të goditur grupin e foltores, fiks para organizimit të primareve dhe përgatitjeve të fundit për fushatën e ardhshme zgjedhore. Paralel me të, ambasadorja Kim priti Bashën në rezidencën e saj, pa i fshehur aspak tonet e përkrahjes ndaj tij. Sikur këto të mos mjaftonin, një zëdhënës i DASH përsëriti për të disatën herë qëndrimin se “non grata” është një proces i pakthyeshëm.

Nuk ka dyshim se kjo valë goditjesh ka si qëllim ruajtjen e stabilokracisë, duke përkrahur grupimin qartësisht më të cfilitur dhe më të pabesueshëm në gjirin e opozitës.

Tashmë është bërë rrugë. Edhe kur filluan foltoret, edhe përpara dy kuvendeve të 11 dhe 18 dhjetorit, edhe në vigjilje të 8 janarit, diplomatët amerikanë bënë po të njëjtën gjë, duke marrë anë, në një shkelje flagrante të konventës së Vienës, pro njërës palë brenda PD-së.

Por këtu problemi nuk qëndron tek djalja e zyrtarëve të DASH përtej suazës së kostumit diplomatik- me atë në Shqipëri tashmë jemi mësuar- por tek fakti se këtë po e bëjnë në mënyrën më të pamençur të mundshme.

Po të shikosh atë që ka ndodhur që prej 9 shtatorit, kur Basha plotësoi ultimatumin e SHBA për të përjashtuar Berishën, sa më shumë përkrahja diplomatike ndaj tij është rritur, aq më tepër mbështetja tek elektorati demokrat ka zbritur. Një anketim i fundit i Euronews dëshmoi se pikët e tij pothuajse janë përgjysmuar, në një kurbë, rënia e së cilës nuk po ka të ndalur.

Kjo anomali që po zhvillohet para syve tanë e ka një shpjegim. Tek një pjesë dërmuese e elektoratit opozitar kanë zënë vend kritikat e Berishës, që e paraqesin djalin e tij plangprishës si një kukull të marrë peng prej Edi Ramës. Dhe në vend që ta amortizojë, sjellja e diplomatëve amerikanë po ndihmon që ta përforcojë këtë paranojë. Për militantët, Basha po mbrohet prej të njëjtës qendër pushteti nga e cila kanë dëgjuar se zgjedhjet e 25 prillit ishin të ndershme, se reforma në drejtësi po godet korrupsionin, se “heronjtë e fëmijëve tanë” janë kampionë të pavarësisë, po prej të njëjtëve diplomatë që kanë heshur për patronazhistët, për blerjen e faktuar të votave në Elbasan, për skandalin e vjedhjeve me inceneratorët, apo për direktivat që Veliaj u jep prokurorëve të varur prej tij, për t’iu turrur FSHF-së.

Pra thënë shkurt, për këdo që është në gjendje të mendojë, Basha po mbështetet nga ata që që janë pro një pushteti të pakufishëm të autokratit shqiptar. Prandaj sa më shumë ai përkrahet nga amerikanët, aq më tepër përbuzet nga militantët.

Që kjo kurbë të ndryshojë, nuk ka rrugë tjetër veçse të braktiset strategjia e deritanishme. As ambasada, as Departamenti i Shtetit nuk do të arrijnë dot ti ngrejnë kuotat e Bashës duke e bërë atë pjesë të një krahasimi të pabarabartë me Berishën, përmes goditjes së këtij të fundit.

E vetmja rrugë për ta forcuar, do të qe që t’i jepnin të drejtë në raport me disa të denoncime që ai ka bërë për Ramën. Nëse Yuri Kim do të kishte leje të fshikullonte efektet e prishjes nga kryeministri të marrëveshjes së 5 qershorit, nëse DASH do të tregonte me gisht prokurorët që u graduan në SPAK, si shpërblim për fshehjen e krimeve zgjedhore të Elbasanit, nëse Escobar do të fliste për vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve, atëherë po, ata do të ndihmonin në besueshmërinë e Bashës, duke u dhënë kredibilitet atyre pak të vërtetave që ai guxon të thotë.

Por, duke u sjellë ndryshe, duke mos e përfillur për kritikat që ai i bën qeverisë dhe duke e përkrahur në luftën që zhvillon me Berishën, diplomatët amerikanë po krijonë efektin boomerang. Ata vetëm sa po përforcojnë perceptiminn se po mbajnë në jetë kukullën që i duhet regjimit. lapsi.al

Previous Post

Ndjesë zoti Obama!

Next Post

Greqia nuk kërkon më test në kufi/ Masat hyjnë në fuqi nga data 7 shkurt 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Greqia nuk kërkon më test në kufi/ Masat hyjnë në fuqi nga data 7 shkurt 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.