Ambasada Gjermane në Tiranë ka dhënë sot një njoftim të ri lidhur me dhënien e vizave për familjet që bashkohen.
Në njoftim thuhet: “Sektori i Vizave informon se duke filluar nga 1.1.2022 do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve.
Kategoria “Bashkim familjar me shtetas gjermanë dhe europianë“ u mundëson aplikuesve, që synojnë bashkim familjar me bashkëshortët ose fëmijët gjermanë dhe europianë, lënien e një takimi më të shpejtë,“ përfundon njoftimi që është edhe në gjuhën gjermane.
Njoftimi në Facebook:




















