Billbordi i famshëm dixhital në “Circus Piccadilly” në Londër ka vendosur një reklamim të ri, sa tërheqës, aq edhe real e të frikshëm.
Amazon, gjiganti i shitjeve me pakicë në internet, që gjithashtu zotëron një shërbim transmetimi rival me Netflix të quajtur Prime Video është duke mbyllur xhirimet për serialin më të ri. .
Me protagonist Rosamund Pike, seriali i ri quhet “Wheel of Time” dhe gjiganti i teknologjisë ka nisur ta promovojë me objektiv korrjen e një suksesi të ngjashëm me “Game of Thrones”.
Amazon bashkëpunoi me kompaninë “Amplify” për të zhvilluar pamjet e shfaqura në formatin anamorfik tredimensional për t’u luajtur në ekranet gjigante të kryeqendrave botërore.
Kjo e bën të duket sikur personazhet e shfaqjes, përfshirë Moiraine Damodred të Rosamund, në të vërtetë po dalin nga ekrani drejt e në rrugë. Qëllimi duket se u arrit.



















