“Greqia është kundër forcave centrifugale të cilat mund të dëshirojnë të rihartojnë rajonin tonë“. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë takimit në Athinë me homologun serb, Nikolas Selakoviç.
“Ne diskutuam dhe jam veçanërisht i lumtur për këtë bashkëpunimin ushtarak mes nesh”, tha Nikos Dendias në deklaratat e përbashkëta me homologun e tij serb pas takimit, i cili zgjati më shumë se dy orë.
Më tej, Nikos Dendias vuri në dukje se ka perspektiva të mëdha për energjinë, transportin dhe shumë mundësi të mëdha për rritjen e ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve, si në planin bilateral ashtu edhe në atë shumëpalësh, me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të rajonit.
Dendias vuri në dukje se Greqia dhe Serbia ishin “gjithmonë në të njëjtën anë të argumentit historik“. Duke vazhduar në të njëjtën gjatësi vale, ministri i Jashtëm tha se Greqia edhe sot qëndron në krah të popullit serb për t’u bërë pjesë e pandashme e familjes evropiane, “sepse ne besojmë se ju jeni aty”
















