• Latest
  • Trending
  • All

Biseda Ekskluzive / Clinton e Yeltsin mundohen të normalizojnë marrëdhëniet pas përplasjes për Kosovën

01/11/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 12 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Biseda Ekskluzive / Clinton e Yeltsin mundohen të normalizojnë marrëdhëniet pas përplasjes për Kosovën

01/11/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Më 20 qershor të 1999, nëntë ditë pas përfundimit të fushatës së bombardimit të NATO-s mbi Serbi, Presidenti i SHBA, Bill Clinton takohet me homologun e tij rus, Boris Yeltsin në Hotel Rennaisance në Këln të Gjermanisë.

Takimi synonte që të rikthente bashkëpunimin mes dy vendeve, që kishin ftohur raportet për shkak të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, që Moska i kundërshtoi. Ai nis me deklaratën e Yeltsin për të riaktivizuar një komision të përbashkët për bashkëpunimin dhe më pas, Presidenti rus i dhuron një dosje me dokumentet ruse të deklasifikuara të vrasjes së Presidentit amerikan, John Kennedy.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Pasi pranon dhuratën, Clinton i thotë homologut rus se kanë shumë për të diskutuar. Ai e nis duke e falenderuar për bashkëpunimit e treguar prej tij në krizën e Kosovë.

“Marrëveshja jonë për Kosovën tani u kompletua. Njerëzit tanë po punojnë për ta zbatuar atë. Sugjeroj që të flasim për sigurinë e përgjithshme dhe paqen në Europë, për ekonominë ruse dhe si të rinisim punën për kontrollin e armëve bërthamore”, deklaron Clinton.

“Jam dakord. Kosova për pak na e shembi të gjithë bashkëpunimin. Nëse nuk do të kishim ruajtur kontaktet dhe bashkëpunuar ndershmërisht dhe hapur me njëri-tjetrin ky bashkëpunim nuk do të ekzistonte më. Patëm disa biseda telefonike, përmes të cilave i mbajtëm gjërat nën kontroll. U përpoqa që të jem i sjellshëm në këto biseda, u përpoqa”, thotë Yeltsin.

Të dyja palët e konsideronin çështjen e Kosovës të zgjidhur, sipas marrëveshjes që në Kosovë çoi misionin ndërkombëtar KFOR dhe procesi i riatdhesimit sapo kishte filluar. Për këtë arsye, Clinton e orientoi bisedën te marrëveshja për reduktimin e arsenalit bërthamor, START III.

“Një prej gjëra më me rëndësi që mund të bëjmë është të punojmë për kontrollin e armëve. Do të njoftojmë sot që do të nisim bisedimet për START III. Duhet të sigurohemi që Duma (parlamenti rus) të veprojë në këtë pjesë. Unë beso se të dyja vendet përfitojnë nga ulja e armatimit bërthamor.

Biseda ndërpritet për pak momente, pasi Boris Yeltsin kërkon që të largohet pak nga dhoma. Nga stafi rus thonë për shkak të një telefonate me kryeministrin rus Stepashin. Kur rikthehet në dhomë, Presidenti rus rikthen çështjen e Kosovës.

“Çfarë po diskutohej kur nuk isha unë? Kur po ndodhte kriza e Kosovës, merrja telefonata çdo natë. Ishte e pamundur që të flije”, thotë ai.

Më pas, diskutimet zhvendosen në çështje ekonomike.

“Ka një ndjesi pozitive të pamasë për Rusinë. Bota e pëlqeu që ne e zgjidhëm bashkërisht problemin e Kossovës. Kjo është koha e duhur për të bashkëpunuar për ringritjen ekonomike të Rusisë. Mendoj që Rusia duhet të mbyllë një marrëveshje me FMN-në, sepse është pozitive dhe i çon një sinjal të fortë komunitetit financiar ndërkombëtar. Ky komunitet të beson ty, beson qeverinë ruse, por nuk beson Duman. Prandaj, mbyllja e kësaj marrëveshjeje është me rëndësi”, thotë Clinton.

“Pas Kosovës, mund të shikosh ringjalljen e interesimit për investime në Rusi. Të duhet të ngrihet sektori privat. Niveli i bashkëpunimit mund të jetë si në 1993-1994, e ndoshta edhe më shumë”, shton Clinton.

Yeltsin mendohet dhe i premton se do ta shohë personalisht këtë çështje.

Clinton i premton se në këmbim të nënshkrimit të marrëveshjes me FMN, ai do të lobojë për faljen e një borxhi të epokës sovjetike, që Rusia i kishte Gjermanisë.

“Sapo marrëveshja me FMN të vuloset, do të ketë lëvizje për të riskeduluar borxhin e epokës sovjetike. E di që doni që ky borxh të falet, por nuk është në dorën time. Pjesa më e maadhe ësthë borxh gjerman. Do të flas me Schroeder (Kancelari gjerman). Në fakt do ta takoj atë sonte”, thotë Clinton.

Yeltsin e shmang temën e FMN-së dhe i rikthehet krizës së Kosovës. Ai thotë se ajo krizë ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për këtë, bisedimet mes SHBA dhe Rusisë duhet të përqëndrohen në hartimin e një programi dhe shinave të këtij bashkëpunimi.

Bashkëpunimi ekonomik pengohej edhe nga një ligj amerikan që kufizonte investimet në ekonomitë e vendeve me probleme me lirinë fetare dhe anti-semitike. Clinton i kërkon Yeltsin që sapo të kthehet në Moskë të bëjë një deklaratë të fortë duke dënuar antisemitizmin, që t’i jepte një arsye që Clinton të deklaronte në Kongres se problemi nuk ishte me Yeltsin.

Yeltsin pranon dhe i thotë që t’i dorëzojë emrat e rusëve që po bëjnë deklarata antisemitike. Në këtë moment, në sallë ka luhatje të dritave.

“Gjermanë duhet të jenë duke na parë”, thotë Clinton, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Yeltsin merr më pas fjalën dhe i kërkon Clinton që SHBA dhe Rusia të ngrenë një mekanizëm të përbashkët për zgjidhjen e krizave të përbashkëta. Presidenti rus propozon që roli i OKB të përforcohet. Yeltsin kritikon Clinton se e shpërfill OKB. Në Europë, Yeltsin propozon që mekanizmi i zgjidhjes së krizave të drejtohet nga OSBE.

Ai i thotë Clinton se në të ardhmen, në kriza që ndodhin në Europë duhet t’i zgjidhë Europa. “Nuk dua të duket sikur po menjanoj SHBA. Por, nëse diçka ndodh në Jugosllavi, Europa duhet të merret me të”, thotë Yeltsin.

Clinton i thotë se SHBA ka vetëm 15 për qind të trupave të KFOR-it dhe i premton se OKB do të zbatojë pjesën civile të marrëveshjes së arritur mes Rusisë dhe SHBA.

Previous Post

“S’ka vdekur njeri për bukë”. Eurostat nxjerr shifrat që e klasifikojnë Shqipërinë të fundit

Next Post

Shqiptarët e Kosovës, s’mund të udhëtojnë drejt Suedisë deri më 31 janar 2022

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Shqiptarët e Kosovës, s’mund të udhëtojnë drejt Suedisë deri më 31 janar 2022

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.