• Latest
  • Trending
  • All

ÇËSHTJA SHQIPTARE NË PRIZMIN E DIPLOMACISË DHE TË OPINIONIT PUBLIK BRITANIK

24/10/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 9 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

ÇËSHTJA SHQIPTARE NË PRIZMIN E DIPLOMACISË DHE TË OPINIONIT PUBLIK BRITANIK

24/10/2021
in Aktualitet

Recension i librit “Britania dhe çështja shqiptare” të autorit Daut Dauti, botuar nga “Logos-A, Shkup, 2020

Enis SULSTAROVA

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Libri i Daut Dautit “Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Otomane, 1878-1914” i shtohet bibliotekës së pasur të studimeve për periudhën e Rilindjes Kombëtare. E veçanta e librit të Dautit është ndërthurja në analizën e tij të politikës së jashtme britanike (në raport me fuqitë e tjera)për “Çështjene Lindjes” me politikën e brendshme britanike dhe me perceptimet publike në këtë vend mbi popujt e Ballkanit dhe mbi shqiptarët në veçanti.Asnjë shtet nuk e ushtron politikën e jashtme pa njëfarë pjesëmarrjeje të publikut. Po të mbajmë parasysh se në dekadat e fundit të shek. XIX dhe në fillimet e shek. XX, Britania kishte perandorinë mëtë madhe të botës, që do të thoshte se interesat e saj shtriheshin në të gjithë kontinentet, dhe se ajo njëkohësisht ishte demokracia më e vjetër dhe më e zhvilluar e Evropës, atëherëdel e qartëse opinioni publik në këtë vend kishte një rol të rëndësishëm në përcaktimin e politikës së jashtme. Dihet se opinioni publik nuk është i qëndrueshëm, por i luhatshëm e sidomos i ndikueshëm prej politikanëve dhe gazetarëve me emër që amplifikojnë zërin e tyre me anë të mediave. Për periudhën në fjalë, roli i shtypit ishte i jashtëzakonshëm, sepse ai informonte publikun mbi ngjarjet në botë, përcillte te ai informacione mbi popuj e ndryshëm nëpër botë dhe mbi shkallën e tyre të qytetërimit. Debati mbi politikën e jashtme zhvillohej në shtyp duke u bazuar mbi perceptimet e krijuara mbi historinë dhe kulturën e popujve që jetonin në zona të ndryshme të botës ku ushtrohej sundimi dhe ndikimi britanik.

Në librin e Dautit lidhen debatet e krahëve politikë mbi Perandorinë Osmane me perceptimet e udhëtarëve dhe studiuesve britanikë që shfaqën interesim për popujt dhe çështjet kombëtare në Ballkan.Në dijeninë tonë, këto dy tema përgjithësisht janë trajtuar secila më vete, si nga autorët e huaj, po ashtu edhe ata shqiptarë. Kështu, libri i njohur i Maria Todorovës “Ballkani imagjinar” përqendrohet te perceptimet e udhëtarëve dhe të shtypit dhe më pak te politika e fuqive të mëdha për Perandorinë Osmane. Ka disa studime të autorëve shqiptarë për veprimtarinë e Edit Durhamit dhe Abrij Hërbërtit [AubreyHerbert] për çështjen shqiptare, por që natyrshëm nuk merren gjerësisht me debatin politik në Britaninë e Madhe. Mund të themi se Katerina Fleming në librin “Bonaparti mysliman” ia ka dalë të integrojë politikën e Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj Ali Pashë Tepelenës me imazhin e këtij sundimtari në Perëndim, të krijuar prej udhëpërshkrimeve dhe trillimeve letrare. Libri i Dautit hapet me imazhin e Shqipërisë të krijuar te publiku britanik në dekadat që i paraprinë Kongresit të Berlinit dhe rolin e Britanisë së Madhe në këtë kongres, posaçërishtmosinteresimin e saj për kombin shqiptar e sheh të lidhur edhe me njohuritë e pakta dhe ekzotike që publiku britanik kishte për shqiptarët.Mirëpo, siç e vëren me të drejtë autori, goditjen më të madhe ndaj të drejtave kombëtare shqiptare e dha hipja në pushtet e liberalëve të udhëhequr nga Gladstoni. Ky i fundit shtypjen e të krishterëve ballkanas nga “despotizmi osman” e ktheu nënjë kryqëzatë morale për të kundërshtuar politikën pro-osmane të konservatorëve të BenxhaminDizraelit. Kështu, sa herë qënë debatin publik britanik dilte në pah “Çështja Lindore”, nën këtë rubrikë trajtoheshin vuajtjet e të krishterëve të Ballkanit. Edhe atëherë kur shqiptarët dalloheshin si një popull i veçantë, ata shpeshherë shihen si subjekte të bindur të sulltanit apo si aleatë të turqve për të mbajtur nën zgjedhë të krishterët. Identitetet fetare kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e nacionalizmave ballkanikë dhe në përkrahjen që fuqitë evropiane u dhanë atyre. Edhe pse nacionalistët shqiptarë e ngritën identitetin kombëtar mbi gjuhën dhe prejardhjen, për politikë-bërësit dhe opinionin publik britanik ata shihen si një popullatë kryesisht myslimane. Siç vëren edhe autori, kemi paradoksin që konservatorët britanikë, tradicionalisht më të lidhur me besimin e krishterë favorizonin shqiptarët, ngaqë ishin për ruajtjen e sundimit osman në Ballkan, ndërsa liberalët, për të cilët pritej që feja të mos ishte edhe aq pjesë e konsideratës politike, përkundrazi, përkrahnin në çdo rast të krishterët e Ballkanit (f. 16).

Situata mbeti e tillë edhe pas Kongresit të Berlinit.Çështja shqiptare nisi të trajtohej si pjesë e çështjes së Maqedonisë, ku ndesheshin irredentizmat e shteteve ballkanike dhe përziheshin interesat e Austro-Hungarisë dhe të Rusisë. Disa herë në libër përmendet se ruajtja e territoreve tëPerandorisë Osmane në Ballkan i interesonte PerandorisëBritanike për dy arsye: e para ishte moslejimi i daljes sëRusisë apo të një shteti të madh sllav në Ngushticat e Bosforit dhe e dyta për të mos acaruar marrëdhëniet me myslimanët e Indisë.Përmendja e Indisë në raportet diplomatike që kishin të bënin me shqiptarët myslimanëështë një temë interesante për t’u eksploruar më tej nga këndvështrimi i studimeve paskoloniale. Gjithashtu, opinioni publik gjatë “Krizës Lindore” vijoi tëishte simpatizues i sllavëve të jugut dhe grekëve, mirëpo ndonjë si Artur Evëns [ArthurEvans] megjithatë u interesua për të shkuarën shqiptare dhe e informonte drejt publikun britanik për lashtësinë dhe tiparet e popullit shqiptar. Ekspertët britanikë krijuan Komitetin e Ballkanitpër të ndikuar politikën e jashtme britanike dhe brenda tij Durhami dhe Hërbërti ishin avokatë të çështjes kombëtare shqiptare, për zgjidhjen e së cilës propozohej autonomia. Konkurrenca midis Britanisë dhe Gjermanisë dhe afrimi i Austro-Hungarisë me këtë të fundit, përcaktoi deri diku qasjen britanike ndaj shqiptarëve në prag dhe gjatë Luftës Ballkanike. Publiku gjeti te Serbia kauzën e lirisë, siç e kishte gjetur dekada më parë te Greqia.Nga ana e tyre, xhonturqit krijuan iluzionin se do tëmund ta reformonin perandorinë dhe se do të plotësonin disa nga aspiratat kombëtare të shqiptarëve. Në këto kushte, lëvizja shqiptare në vitet 1911-1912 nuk pati përkrahje nga politika e jashtme britanike, edhe pse udhëheqës si Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina shpresonin se kërkesat e tyre do tëpriteshin mirë nga diplomatët britanikë. Durhami dhe Hërbërti, në krye të Komitetit Shqiptar, vijuan pa u lodhur të paraqisnin interesat shqiptare në qeveri dhe media, me njëfarë suksesi në drejtim të pranimit të shtetit të ri shqiptar, por pa arritur që Britania të angazhohej në krahun e shqiptarëve dhe t’u kundërvihej fuqive si Rusia e Franca, qëishin qartazi për copëtimin e territoreve shqiptare nga fituesit e Luftës Ballkanike.

Historianët dhe publiku shqiptar i interesuar ka tashmë një panoramë tësaktëtë qasjes së diplomacisë ndërkombëtare ndaj çështjes shqiptare gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare, në sajë të një numri studimesh cilësore. Gjithsesi, libri i Dautit është një prurje e mirëpritur në historiografinë shqiptare, për shkak të metodologjisë së ndjekur dhe për hulumtimin e burimeve arkivore të pashfrytëzuara më parë, që pasurojnë informacionin dhe plotësojnë edhe më mirë panoramën. Tipari karakterizues që vumë në dukje qysh në fillim, pra ndërthurja e debatit publik me raportet diplomatike e bën leximin të këndshëm dhe e fut lexuesin në atmosferën e kohës.Libri është dinamik: skenat ku zhvillohet diplomacia e politika ndërrohet herë pas herë, një herë në Londër, më pas në Stamboll, për të kaluar më pas në Janinë, Shkup, Manastir, Shkodër. Ligjërimi i përdorur nga autori, i cili është i rrjedhshëm dhe i qartë. E meta e vetme qëkemi vërejtur është redaktimi i dobët shkencor dhe gjuhësor. Është shqetësuese, madje acaruese kur në një botim shkencor ambicioz gjenden fjalë si “shkollarët” në vend të “studiuesit”, apo “Patriarkati” në vend të “Patrikanës”. Shpresojmë që në botimet e mëvonshme këto gabime të ndreqen.

Previous Post

Ballkani kërcënohet nga një konflikt i ri, pasojat fatale. “Der Spiegel”: BE s’ka plan

Next Post

Nga sot, SHBA heq vizat për këtë shtet të Ballkanit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Nga sot, SHBA heq vizat për këtë shtet të Ballkanit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.