• Latest
  • Trending
  • All

Aeroportet dhe pasaportat

21/10/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 8 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aeroportet dhe pasaportat

21/10/2021
in Aktualitet

Daut Dauti

Aeroportet janë vendet ku takohet bota, kurse pasaportat janë fytyra e shtetit që i takoni. Në shikim të parë aeroportet janë të njëjta. Janë vende të zhurmshme që ‘kundërmojnë’ njësoj dhe që krijojnë ndjenja të njëjta, zakonisht shqetësuese. Sa më i madh që është vendi nga ku udhëtoni dhe vendi që është destinacioni juaj, aq më e madhe është bota dhe aeroporti. Edhe aeroplanët janë më të mëdhenj. Nëse udhëtoni nga Britania e Madhe për ShBA, bota është e pakufishme. Në këto vende niseni apo mbërrini në aeroportet gjigante nga ku njerëzit udhëtojnë në të gjitha skajet e botës. Janë aeroporte në të cilat brenda një minute vijnë ose shkojnë tre aeroplanë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Si rregullohet tërë ky organizim?

Unë shkoj herët në aeroport. Para kohës që thuhet në biletë. Ulem në ndonjë vend të përshtatshëm dhe e shikoj botën se si lëvizë para syve të mi. I shikoj njerëzit se si janë veshur, si lëvizin. Mundohem t’ua lexoj disponimet që i shprehin në fytyrë dhe kam dëshirë t’i di edhe gjërat e pamundura, siç janë mendimet e tyre dhe vendet ku shkojnë e arsyet pse shkojnë. Ose, nga vijnë këta njerëz dhe cilat janë përshtypjet e tyre nga vendet që i kanë vizituar?

Përvoja ime më thotë se vetëm fëmijët janë të lumtur në aeroporte. Ata janë gjithmonë të ngazëllyer nga udhëtimet, pa marrë parasysh nëse shkojnë diku apo kthehen nga diku. Të rriturit zakonisht janë të padisponuar dhe duket që udhëtimi për ta nuk është kënaqësi.

Aeroportet e fusin udhëtarin në mendime të shqetësuara.

Njerëzit e të gjitha racave dhe nga të gjitha skajet e botës presin në radhë për ‘check in’. Sa më larg që udhëtojnë dhe sa më gjatë që qëndrojnë, kanë çanta më shumë. Kjo është bindja ime që e bazoj në perceptimet e përvojës së vëzhgimit. Një herë, në aeroportin O’Hare (Çikago) e kam parë një grua që kishte nja 10 apo 20 valigje të mëdha. Duhej të ishte ndonjë ‘e famshme’ se ishte e re dhe e bukur. Në aeroportin e Cyrihut e kam shikuar gjatë një arab të veshur me rrobat e tija tradicionale, të cilit pas i shkonin pesë apo gjashtë gra si sorkadhe, të përcjella nga shërbimi i aeroportit me ato karrocat e ngarkuara me 20 apo 30 çanta. Arabi ishte i moshës mesatare, i gjatë dhe i pashëm. Gratë ishin shtathedhura … duhej të ishin të tijat. Sikur ta dija me cilën ka fjetur mbrëmë dhe me cilën fle sonte? Cilado që e ka radhën e shtratit, arabi (me siguri princ apo sheik) duhet ta konsideroj veten me fat. Sado që mbulohen gratë, para syve të mashkullit asgjë nuk ua fsheh trupin e bukur.

Kur vini te kontrollimi i pasaportave, e shihni vlerën t’uaj që rezulton në ngjyrën dhe emrin e shtetit të pasaportës. Disa presin në radhë dhe ndalohen më gjatë për t’u marrë në pyetje. Varet çfarë pasaporte kanë. Unë kaloj lehtë. Kurrë askush nuk më ndalë për të ma bërë ndonjë pyetje shtesë. Në JFK (Nju-Jork) ia dorëzova policit pasaportën, siç e do puna. Ai më shikoi dhe kur e hapi për ta lexuar emrin dhe shikuar fotografinë, më pyeti: ‘A shqiptar je, a?’ E shikova me habi e gëzim dhe kur ia pashë emrin të shkruar në atë pllakën e metaltë mbi xhepin e majtë, i thashë: ‘Po. Edhe ti, a?’

Në Dejton polici nuk e hapi fare pasaportën time kur ia dorëzova. Më shikoi me krenari dhe më tha: ‘Vetëm ne e rregullojmë botën’. E kishte fjalën për ShBA-në dhe Britaninë e Madhe. ‘Ndoshta bota ime dallon nga e jotja’, i thashë duke mos pasur dëshirë ta zgjeroj muhabetin që do të çonte në fushën e teorisë së politikës ndërkombëtare për të cilën gjë isha i bindur që polici nuk do të kishte kompetencë apo kapacitet.

Në Amerikë, nëse polici apo doganieri iu qëllon femër, dhe nëse ju jeni britanik dhe flitini me theks anglez, rrugën e keni të hapur. Kudo në Amerikë i ‘rrëzoni’ përtokë femrat me këtë theks. Amerikanët nuk çlirohen dot nga inferioriteti kulturor që ndjejnë ndaj britanikëve apo Anglisë – shtetit ‘amë’.

Një herë në Dulls (Uashington) pas meje në radhë priste një ish ministër i qeverisë britanike me ekipin e tij. Pasi më nuk ishte ministër, priste në radhë me mua. Ishte aq modest dhe i thjeshtë saqë ata që nuk e njihnin, nuk do të besonin se ai një kohë ka qenë funksionar i rëndësishëm i një shteti po ashtu të rëndësishëm.

Për krahasim, një vit më vonë, në aeroportin e Vjenës, derisa po e vëzhgoja situatën, siç bëjë zakonisht, në radhë për të hyrë në aeroplan erdhi një ministër nga Kosova. Ministrin e përcillte ‘shpura’ e tij tre anëtarëshe që kishin mbathje joadekuate me çorape të bardha dhe këpucë pa toja. Në këtë rast, ‘katllëku’ me kravatë është i kotë. Përcjellësit e ministrit në duar mbanin nga dy qese të plastikës të ‘Duty Free Shop’-it. Dukeshin të gëzuar dhe bisedonin me disponim të mirë, sikur fshatarët kur largohen nga qyteti pasi iu dalin paret tamam për harxh. Ministri e evitonte shikimin me mua. Nuk dëshironte të përshëndetej për shkak se unë, njëherë, kur kam qenë zëdhënës, e kam lexuar një vendim jo të këndshëm për të sa ishte ai në opozitë. Ndoshta edhe për shkak të ndonjë artikulli që kam shkruar e që e mbante ai në mend. Kushedi? Megjithatë, ministri dhe ‘shpura’ qëndronin mirë në radhë, sikur udhëtarët tjerë.

Kur stjuardesa doli me listë, e lexoi emrin tim për të hyrë i pari në aeroplan. Unë biletën e kisha të zakonshme, por vajza, te e cila e bëra ‘check in’-in në Londër, e regjistroi biletën time si ‘first class’ pasi që më tha se kishte vende të lira në këtë seksion. Natyrisht, ajo më shpërbleu për shkak të disa komplimenteve që ia dhashë gjatë bisedës së shkurtër. Pra, unë hyra para ministrit i cili erdhi më vonë për të kaluar pranë meje ‘si kah vorret’ dhe për t’u ulur diku pas meje ku e kishte vendin edhe në realitet.

Por, gjërat ndryshuan kur aeroplani aterroi në Prishtinë. Ishte bllokuar aeroporti. Kishin ardhur policia dhe përcjellja zyrtare për ta marrë ministrin. Ministri më nuk sillej sikur në Vjenë. Nuk kishte më radhë për të. Vende të çuditshme janë aeroportet.

Nga koha e Brexit-it, nuk kam udhëtuar me aeroplan, por e di që për shkak të pasaportës dhe vendit që prezanton ajo, në disa aeroporte të Evropës më nuk e kam tretmanin e mëparshëm.

Previous Post

11-vjeçarja shqiptare vdiq në aksident/ Dhimbja e madhe mbush rrugët e qytezës italiane në funeralin e Emanuelës

Next Post

700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008-a; Kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së, rekord në rajon, sipas Eurostat

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008-a; Kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së, rekord në rajon, sipas Eurostat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.