• Latest
  • Trending
  • All

Kush është dhe çfarë përfaqëson Dr. Sali Berisha?

16/10/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 8 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush është dhe çfarë përfaqëson Dr. Sali Berisha?

16/10/2021
in Aktualitet

Enver Bytyçi

Dy shtata janë sot në ditëlindjen e Prof. Dr. Sali Berisha. Në kodin e shqiptarëve shtata është fat, është fuqi, është mejdan, por edhe fisnikëri. Shtatëdhjetë e shtatë vite nga ditëlindja e Sali Berishës janë për atë sa 770 vite për nga energjia, rendimenti e produkti i punës së tij, për nga veprat dhe ndryshimet që ai i ka sjellë vendit të tij.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por unë nuk dua të ndalem e të flas për liderin që udhëhoqi rrëzimin e diktaturës komuniste. As për atë që sistemin e një regjimi diktatorial e zevendësoi me sistemin e vlerave liberale e demokratike. Nuk do të flas për liderin që realizoi i pari në Europën Lindore ekonominë e tregut, edhe pse kjo ekonomi ishte më e centralizuara në këtë hapësirë të vende ish-komuniste. Nuk është nevoja të vihet në dukje fakti se Sali Berisha ishte i pari lider i ish-vendeve komuniiste që kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në NATO, që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO e liberalizoi vizat me vendet e Bashkimit Europian. Të gjitha këto, si dhe transformimet më të mëdha në historinë post-komuniste, i përkasin periudhës së lidershipit të Sali Berishës në pushtet.

Unë dua që në këtë përvjetor të ve në dukje se çfarë e bën Doktor Berishën të ndryshëm nga e gjithë klasa politike në Shqipëri? Çfarë e dallon atë nga të gjithë politikanët e tjerë? Cili është çelësi i sukseseve dhe performancës së tij?

Sali Berisha është njëri nga shqiptarët e devotshëm të këtij vendi. Por në dallim nga ne të tjerët ai ka vullnetin, energjinë, forcën dhe mbart fuqinë e pazakontë për të guxuar! Guximi i tij është i pakrahasueshëm. Pra ai nuk mund të rrijë asnjë çast indiferent. Nuk është nga ata shqiptarë që thonë “Mjaft, u lodha, le të bëhet çfarë të bëhet”! Pra është si uji i lumenjve që gurgullojnë dhe oshëtijnë grykave të bjeshkëve.

Zoti Berisha është një personalitet me karakter të fortë. Do të thosha epik. Aq sa studiuesit e antropologjisë do të dallonin te ai shumicën dërmuese, në mos të gjitha karakteristikat e krahinës nga vjen. Malësia e Gjakovës është e shquar për karakteristika unikale. Nëse shqiptarët sot nuk janë një popull i asimiluar kulturalisht e gjuhësisht, kjo i dedikohet malësisë në Veri e në Jug të vendit. Sepse aty janë ruajtur tiparet themelore të shqiptarit. Aty nuk ka mundur të depërtojë asnjë pushtues, së paku nga pikëpamja kulturore dhe guihësore. Ndryshe ka ndodhur me kombe e popuj të tjerë, gjuha e të cilëve është tjetërsuar, por edhe kultura gjithashtu ka pësuar ndryshime rrënjësore.

Sali Berisha vjen nga një kulturë e kultivuar fort mirë, e betonizuar në memorien e të gjithë brezave që kanë kaluar. Subkoshienca e tij bart këtë lloj sentimenti kulturor. Fjala sipas kësaj kulture është e para dhe kryesore. Të qenit i lirë është tipari kryesor i saj. Kurrë shqiptarët në përgjithësi, por sidomos ata të maleve, nuk kanë qenë skllevër e robër! Këtu duhen kërkuar rrënjët e karakterit të Sali Berishës. Edhe bajraktarët e malësisë silleshin me respekt ndaj të varfërve në fshatin e tyre, sepse asnjë prej tyre nuk ia pranonte fyerjen dhe denigrimin, ose padrejtësinë.

Të qenit krenar është tipari kryesor i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë. Sali Berisha është plotësuar në jetë. Eshtë sprovuar në sfida. Dhe të qenit krenar e ka bërë atë një sfidant unik. Të jesh krenar do të thotë të mos bëhesh rob, skllav e peng i askujt. Pikërisht kjo karakteristikë e ka bërë Sali Berishën një personalitet me dinjitet dhe integritet të spikatur, por edhe i ka sjellë probleme pa fund në karrierën e tij politike të këtyre 31 viteve. Shtysa e krenarisë e nxiti Sali Berishën t’i thoshte Ramiz Alisë se “Ka fjalë që njerëzit masakrohen në Malin me Gropa”, në të njëjtën ditë e takim, në të cilin Ismail Kadare i përgjigjej ish-udhëheqësit komunist se “Unë nuk e di se çfarë është pluralizmi politik”. Të qenit krenar me veten e tij e jo peng i konjukturave e çoi ish-kreun e Partisë Demokratike që të ngrihej e të ikte nga takimi me Ramiz Alinë, kur zëvendësi i tij mbronte pikëpamjet e ish-presidentit Alia.

Të qenit krenar e bëri Sali Berishën unik në politikën 30 vjeçare të post-komunizmit. Krenaria e ngjizur që në fëmijëri dhe e kultivuar me arritjet e sukseset e tij në dije, shkencë e kulturë e bëri atë të respektohet edhe nga kundërshtarët politikë, kur është fjala për atributet njerëzore, intelektuale dhe politike të tij. Tom Doshi nuk thoshte kot, “Përveç Sali Berishës, unë të gjithë politikanët e tjerë i marr me shpulla”. Kur ai e thoshte këtë, po fliste në kuptimin se nuk mund ta korruptonte ish-kryeministrin e vendit, ndërkohë që kryeministrat e tjerë socialistë ai i vinte në rrjesht për shkak të korrupsionit.

Nëse unë kam besuar dhe besoj se Doktor Berisha nuk është i korruptuar, kjo më ndodh për shkak të krenarisë që ai ka. Një lider i plotësuar është gjithmonë edhe krenar. Por një lider krenar nuk mund të korruptohet, sepse nuk pranon të bëhet peng i dikujt tjetër, kushdo qoftë ai. Korrupsioni nuk bëhet me vetëveten. Duhet një ose disa partnerë, bashkëpunëtorë. Nëse je krenar dhe nuk pajtohesh me pengmarrjen, atëherë nuk mund të pranosh të bashkëpunosh me dikë në korrupsion. Ky është Sali Berisha!

Sali Berisha është karakter i fuqishëm. Sfidat që ai ka kaluar na bëjnë me dije se ky karakter i fortë i tij është unikal. Unë nuk besoj se ndonjë politikan tjetër do të kishte mbijetuar kaq gjatë në politikë, nëse do të ishte sulmuar aq fort sa është sulmuar Sali Berisha. Gjithkush do të ishte tërhequr në krye të herës dhe do të donte një jetë të qetë për veten e familjen e tij! Berisha nuk zgjodhi këtë rrugë. As sot që është 77 vjeç. Ai mund të jetë gjithçka, por kurrë jo indifferent. Kurrë jo pasiv. Kjo fuqi e jashtëzakonshme në kushtet e një lufte të pashembullt ndaj tij e bën atë liderin shqiptar më të spikatur si karakter dhe si bartës i tipareve më të mira të popullit të tij.

Previous Post

Më 8 nëntor SHBA hap kufijtë për udhëtarët e vaksinuar

Next Post

Kosova reagon ndaj deklaratës së Josep Borrell

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kosova reagon ndaj deklaratës së Josep Borrell

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.