Motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un thotë se ata janë të gatshëm të rifillojnë bisedimet me Korenë e Jugut nëse ajo përfundon “politikat e saj armiqësore”.
Kim Yo-jong po i përgjigjej një thirrjeje të përtërirë nga Jugu për të shpallur zyrtarisht fundin e Luftës Koreane.
Konflikti, i cili e ndau gadishullin në dysh, përfundoi në 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje. Të dy vendet kanë qenë teknikisht në luftë që atëherë dhe janë mbyllur në një marrëdhënie ndonjëherë të tensionuar.
Këtë javë, presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae -in u bëri thirrje dy Koreve dhe aleatëve të tyre – SHBA që mbështesin Jugun dhe Kinën që është partneri më i madh ekonomik i Veriut – të deklarojnë një përfundim zyrtar të konfliktit dhe të sjellin paqe në gadishull.
Ideja u hodh poshtë fillimisht nga një ministër i Koresë së Veriut e u cilësua si “e parakohshme”. Por në një deklaratë të papritur të lëshuar të Premten përmes mediave shtetërore, zonja Kim tha se ideja ishte “e admirueshme”.
Megjithatë ajo shtoi se Koreja e Veriut do të ishte i gatshme të diskutonte propozimin nëse Jugu ndalonte atë që ajo e quajti “politikë armiqësore” ndaj tyre.
“Ajo që nevojitet, duhet hequr dorë nga qëndrimet dypalëshe, paragjykimet jo logjike, zakonet e këqija dhe qëndrimi armiqësor për të justifikuar veprimet e tyre, ndërsa fajësojmë ushtrimin tonë të drejtë të së drejtës për vetëmbrojtje,” tha ajo në një deklaratë.
“Vetëm kur përmbushet një parakusht i tillë, do të ishte e mundur të uleshim ballë për ballë dhe të shpallnim përfundimin domethënës të luftës”.



















