Pas përfundimit të seancës së shkurtër parlamentare, ish-kryeministri Sali berisha ka sulmuar sërish kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky I fundit e përjashtoi nga grupi I PD.
Deklarata e Berishës
Më imotivuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve dhe për të mbrojtur interesin kombëtar, për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi. AJo që ndodhi është një marrëveshja Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, e kushtetutshmërisë dhe interesit kombëtar.
A do shkarkohet Basha?
Do marr çdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piadestalin që meriton. Unë jam ende anëtar i grupit të PD-së. Kompromisi Basha –Rama është nul, nuk ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale
A mund të futeni në selinë e PD?
Në çdo kohë mund të hyj në seli dhe do jetë e afërt dita kur PD do fitojë legjitimitetin për të shporrur këtë klikë




















