Kosova priti kombëtaren e Spanjës në një tjetër ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri”, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.
La Roja arriti një fitore 2-0 ndaj Dardanëve, të cilët bënë përpjekje maksimale dhe patën raste të shumta, por nuk ia dolën t’i konkretizonin.
Por një tjetër çështje e diskutueshme në përballjen e këtyre dy ekipeve është dhe fakti që Spanja nuk njeh Kosovën si shtet.
Dhe për t’i kthyer një përgjigje spanjollëve kishin menduar tifozët kosovarë.
Në nisje të ndeshjes teksa këndoheshin himnet e kombëtareve, tifozët shpalosën në tribunën përballë një flamur gjigand të Kosovës si dhe shkrimin: “Mirësevini në Republikën e Kosovës”.





















