Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e Cristiano Ronaldos. Klubi e ka njoftuar rikthimin e tij me një postim në Tëitter.
“Mirë se erdhe në shtëpi, Cristiano!”, thuhet në postim.
Ronaldo u përshëndet këtë të premte me stafin dhe lojtarët e Juventusit, ku kaloi tre sezone, por në momentin e largimit u tha se destinacioni i tij do të ishte City.
Megjithatë, City nuk ka pranuar të paguajë shifrën prej 25 milionë eurosh që kërkonte Juventusi për lënien e lirë të lojtarit, kontrata e të cilit me bardhezinjtë skadonte vitin e ardhshëm. United duket se ka rënë dakord në këtë pjesë, ndërsa mbeten për t’u zbardhur detajet e tjera të kontratës së lojtarit në këtë rikthim në “Old Trafford”.



















