• Latest
  • Trending
  • All

Samiti i G7-ës, Merkel: Do të koordinohemi për misionin e evakuimit/ Maas: Nuk ka kohë për t’i nxjerrë të gjithë nga Kabuli

25/08/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 16 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Samiti i G7-ës, Merkel: Do të koordinohemi për misionin e evakuimit/ Maas: Nuk ka kohë për t’i nxjerrë të gjithë nga Kabuli

25/08/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Fuqitë e madhe organizuan samitin e4 G7-ës, në kërkim të mundësive për vazhdimin e evakuuimit nga Kabuli, edhe pas datës 31 gusht.

Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti amerikan, Joe Biden, as në samitin e G7-ës nuk dha një datë të re për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. “Nuk kemi të reja sot mbi afatin e tërheqjes së trupave amerikane“, tha Merkel, të martën në Berlin, pas samitit të posaçëm të G7-ës për Afganistanin.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Aleatët evropianë në Londër, Paris dhe Berlin po bëjnë presion për shtyrjen e afatit të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, sepse kjo është mënyra e vetme për të vazhduar operacionin e evakuimit. Ende me mijëra njerëz janë në pritje të largohen nga vendi, pas ardhjes në pushtet të talibanëve. Islamistët militantë, të cilët tani kontrollojnë pothuajse të gjitha pjesët e vendit dhe kryeqytetin Kabul, kanë deklaruar se nuk do të lejonin praninë e trupave amerikanë përtej datës 31 gushtit.

Biseda intensive për vazhdimin e evakuimit

Bundeswehr-i gjerman deri tani ka arritur të nxjerrë nga Kabuli mbi 4000 vetë. Merkel theksoi se edhe pas përfundimit të operacionit ushtarak, do të bëheshin përpjekje për të nxjerrë aleatët nga Afganistani. Kjo është arsyeja pse tani ka bisedime “shumë intensive” që aeroporti i Kabulit të vazhdojë të funksionojë për transportin civil, tha kancelarja.

Edhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, kishte thënë më parë se për këtë do të flitej edhe me talibanët. Merkel tha se “Idetë e talibanëve natyrisht luajnë një rol sepse kontrollojnë Kabulin.”

Maas: Nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i nxjerrë të gjithë nga Kabuli

Në një bisedë me televizionin Bild, ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, tha se edhe sikur të zgjatet misioni evakuimit, koha nuk do të mjaftojë për t’i nxjerrë të gjithë.
Pas ardhjes në pushtet, të talebanëve, një javë më parë, shtetet perëndimore kanë punuar nën presion të lartë për të evakuuar qytetarët e tyre, ndihmësit afganë lokalë që kanë punuar për trupat e tyre dhe njerëz të tjerë që janë veçanërisht të kërcënuar nga talebanët. Dhjetëra mijëra tashmë kanë dalë jashtë vendit. Tërheqja e trupave perëndimore pas shtatë ditësh do të linte pas njerëz të panumërt që kanë frikë për jetën e tyre nën sundimin taleban.

Gjermania shton ndihmën për refugjatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi gjithashtu se Gjermania e kishte shtuar ndihmën për refugjatët nga Afganistani. Përveç 100 milionë eurove, që ishin caktuar më parë si ndihmë e shpejtë për refugjatët në dhe përreth Afganistanit, Gjermania do të vërë në dispozicion edhe 500 milionë euro të tjera si ndihma humanitare.

Paratë do të menaxhohen nga organizatat ndërkombëtare, tha kancelarja, pasi Gjermania ndërkohë e ka ndërprerë ndihmën në kuadër të politikave zhvillimore. Edhe Komisioni Evropian bëri të njohur të martën se do të vërë në dispozicion 500 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve nga Afganistani.

Talebanët duan t’u japin fund evakuimeve

Ndërkohë, siç raporton BBC, talebanët e përjashtojnë kategorikisht shtyrjen e afatit për largimin e trupave amerikane nga Kabuli. Afati, për të cilën ramë dakord, përfundon më 31 gusht, tha zëdhënësi i talebanëve, Sabihullah Muxhahid, në Kabul, në një konferencë shtypi të transmetuar dhe përkthyer nga BBC. “Zgjatja e shkel marrëveshjen“, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se afganët nuk do të lejohen më të shkojnë në aeroport. “Ne nuk do t’i lejojmë ata të largohen nga vendi“.

Muxhahidi akuzoi SHBA-në që po bind afganët e arsimuar që të largohen nga vendi. Ai i bëri thirrje popullsisë të mos largohet: Vendi ka nevojë për mjekë dhe inxhinierë të trajnuar mirë, tha ai. Në të njëjtën kohë ai njoftoi se talebanët duan të zvogëlojnë turmën në aeroport. Njerëzit duhet të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme./ VOA

Previous Post

Rritja e frikshme e rasteve me COVID/ SHBA fut Shqipërinë në zonë të “rrezikshme”

Next Post

OBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

OBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.