Një i ri dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës gjatë performancës së Goran Bregovicit në Festën e Birrës në Korçë.
Mediat bëjnë me dije se ka të paktën tetë përsona të shoqëruar nga policia.
Ndërkohë pjesëmarrësit shihen duke fërkuar sytë për shkak të djegies që i shkakton gazi lotsjellës, ndërsa disa të rinj kanë shpërthyer në lot.
Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm
Bëhet me dije se gjatë performancës së tij është shënuar një incident. Kur Bregovic ka nisur te këndojë janë hedhur tymuese. Sakaq, policia ka kapur autorin, ndërsa situata është qetësuar.
Prej disa minutash Bregoviç vijon të këndojë në skenë, ndërsa performancën e tij e nisi në shqip me këngën “Kosovarja”.
Ardhja e Bregoviç në Shqipëri solli polemika të shumta.Madje disa këngëtarë shqiptarë bojkotuan pjesëmarrjen, pasi sipas tyre ai ka bërë thirrje lufte nëpërmjet muzikës kundër shqiptarëve.
Ka patur masa të forta sigurie për koncertin e Goran Bregoviç, për festën e Birrës në Korçë. Mbi 200 forca policie kanë qenë në gadishmëri për këtë koncert.





















