Një 36 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, pasi u përplas për vdekje nga një makinë të tipit “Porsche”, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 21 gusht, në orët e para të mëngjesit 03:00.
Mësohet se shoferi i mjetit ishte i dehur dhe po ecte me shpejtësi tej normave. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Gazmend Bushi, lindur në Durrës dhe banues në Livorno të Italisë.
Ai shoqërohej me një mik teksa po shkonte të blinte një shishe ujë kur u godit për vdekje nga makina.



















