Në prill të këtij viti një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin Tiranën dhe Shqipërisë, një person me një thikë u fut në xhaminë “Dine Hoxha” dhe plagosi pesë persona. Personi që më pas u identifikua si Rudolf (Ridolf) Nikolla, nuk ndalej në sulmet e tij dhe se ai u neutralizua jashtë xhamisë falë besimtarëve, në momentin që po ndiqte me thikë disa persona. Ata e rrethuan dhe e goditën, por policia e shpëtoi agresorin nga një perceptim i kësaj hakmarrjeje.
Ngjarja ishte tejet e rëndë pasi ndodhi në muajin e shenjtë për besimtarët myslimanë, atë të Ramazanit. Sot pas tre muajsh prokurori Hysni Mulaj që kishte këtë çështje për këtë ngjarje të rëndë, që fillimisht u aludua se mund të klasifikohej edhe si një akt terrorist, e ka mbyllur pa paraqitur si kërkesë për dënim me burg për agresorin, por vetëm thjesht duke e cilësuar si të sëmurë mendor dhe duke kërkuar që t’i nënshtrohet kurimit.
Në bazë të dokumentit të publikuar nga vetë imam Ahmed Kalaja, prokurori i çështjes ka nxjerrë këto konstatime: “Personi në hetim Rudolf Nikollak vuan nga probleme të shëndetit mendor. 2) personi në hetim plotëson kriteret për diagnostiko për çrregullim psikotik i pa specifikuar. 3) Personi në hetim nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit dhe perceptimit. 4) Personi nën hetim për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. 5) Personi në hetim, prezanton risk të lartë për sjellje të paparashikueshme. 6) Personi në hetim, aktualisht prezanton simptomë psikotike aktive, të sëmundjes prej së cilës vuan. 7) Personi duke vlerësuar riskun për sjellje të paparashikueshme nëpërmjet HCR 20, ku analizohet historia për sjellje të paparashikueshme, klinika aktuale e menaxhimit të riskut në të ardhmen, i rekomandohet masa mjekësore e “Mjekimit të detyruar në një institut mjekësor”, thuhet në dokument.



















