Kosova ka regjistruar 19 raste pozitive nga 2672 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë viktimë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 24 korrik janë shëruar tetë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 137.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,992 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,265 kanë vdekur.
Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.
Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.
Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 12,932 persona.
Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 107,551, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 356,771.



















