Ish-presidenti George W. Bush kritikoi tërheqjen e trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani, duke paralajmëruar se pasojat do të jenë “tepër të këqija”, dhe duke e quajtur vendimin një “gabim”.
Ish-presidenti, gjatë një interviste me kanalin gjerman Deutsche Welle, paralajmëroi se gratë dhe vajzat afgane “do të pësonin dëm të papërshkrueshëm”, shkruan FoxNews.
“Ky është një gabim”, tha Bush. “Ata thjesht do të lihen pas për t’u masakruar nga këta njerëz brutalë dhe kjo ma thyen zemrën”.
Komentet e Bush vijnë pasi presidenti Joe Biden, javën e kaluar, tha se trupat amerikane do të jenë jashtë Afganistanit më shpejt sesa afati i tij i 11 shtatorit.
Biden u tha gazetarëve javën e kaluar trupat amerikane do të jenë në shtëpi deri më 31 gusht.
“Në këtë kontekst, shpejtësia është siguri”, u tha Biden gazetarëve, duke shtuar se asnjë anëtar i vetëm ushtarak amerikan nuk ka humbur gjatë procesit të tërheqjes.
“Shtetet e Bashkuara bënë atë që ne shkuam të bënim në Afganistan – për të kapur terroristët që na sulmuan më 11 shtator dhe për t’i dhënë drejtësi Osama bin Ladenit”, vazhdoi ai. “Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombin”.



















