Në Samitin e Berlinit, që u mbajt online, kryeministri Edi Rama vlerësoi maksimalisht punën e kancelares Angela Merkel, por nuk i kurseu “sulmet” ndaj BE-së.
Rama tha se Merkel, me procesin e Berlinit, po mban gjallë atë që BE ka shuar, flakën e shpresës tek e ardhmja
“Faleminderit shumë Angela. Para se të gjithash dua të falenderoj shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetjen gjatë tërë kësaj kohe të procesi dhe për angazhimin tuaj të fortë dhe të palëkundur për rajonin tonë. E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat por mendoj që procesi që niset ka qenë shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që BE po shuan meqë ra fjala, flakën e shpresës tek e ardhmja.
Është me rëndësi që të kemi më shumë autorësi në këtë process dhe ky proces duhet të kombinohet me përpjekjet e shtuara të komisionit, mbështetur në planin e ri ekonomik dhe të investimeve.”
Kryeministri tha më tej se nacionalizmat e BE po e ndërlikojnë shumë integrimin europian të Ballkanit.
“Është e trishtë dhe të gjithë e dinë se procesi i integrimi europian për të gjithë rajonin, që dikur shihej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat ballkanikë, është shndërruar tanimë në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE.
Herë këtu, herë aty, nacionalizmat e BE po e ndërlikojnë shumë integrimin tonë europian”, tha Rama.
Më tej, Rama theksoi se procesi i Berlinit është shtylla e procesit dha ajo çka ka shfaqur është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen.
“Është shumë e rëndësishme që të shmangin kurthin që të shndërrohemi dhe të bëhemi viktimë e vetove të ndërsjella apo nevojës për konsensus”, tha Rama.



















