• Latest
  • Trending
  • All

Ç’të bën bixhozi? Burra që humbasin paratë dhe kallëzojnë në polici për vjedhje

04/07/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ç’të bën bixhozi? Burra që humbasin paratë dhe kallëzojnë në polici për vjedhje

04/07/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Ndonjëherë përballja me familjarët është me e madhe se frika për t’u përballur me policinë.

Këtë e tregon fare mirë numri i kallëzimeve të rreme të të rinjve, kryesisht të gjinisë mashkull, të cilët mbasi humbasin shuma të konsiderueshme në lojrat e fatit, i drejtohen policisë duke pretenduar se i kanë grabitur.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“E gjitha kjo ndodh për të shmangur ballafaqimin me të afërmit”, tha një burim i gazetës “SI” që tregon se si të rinj që befas u humbasin telefonët, kompjuterët apo paratë pretendojnë se ua kanë vjedhur.

Por e vërteta qëndron krejt ndryshe. Gazeta “SI” u interesua zyrtarisht pranë policisë qendrore , e cila konfirmoi se së fundmi janë shtuar rastet e kallëzimeve të rreme pranë organeve të rendit me këtë objekt.

Por bixhozxhinjtë arrijnë deri aty sa sajojnë edhe pengmarrje të rreme.

R. R, 29 vjeç nga Tirana e alarmoi familjen e tij tiranase me versionin e çuditshëm të dhunës dhe të rrëmbimit. E inskenoi aq me detaje sa të afërmit kërkuan që ai t’i drejtohej policisë e ndaj ai kallëzoi. Por në përfundim gjithçka rezultoi false ndaj dhe emri i tij u regjistrua në dosjet e kallëzimit të rremë që pak a shumë kanë të njëjtën fabul.

I riu pretendoi madje edhe emër konkret të gjobëvënësit që sipas tij e kishte identifikuar. Kallëzimi sipas versionit zyrtar të komisariatit numër tre u dorëzua nga 29 vjeçari, i cili nga hetimi i policisë në përfundim rezultoi se kishte luajtur lloto.

“Isha duke dalë nga banesa dhe një person më priste poshtë pallatit te Myslym Shyri. Personi në fjalë u afrua dhe më kërkoi që brenda dy orëve t’i jepja atij një milionë lekë të vjetra dhe që më pas t’i paguaja 25 mijë euro.” -tha denoncuesi.

Shumën e konsiderueshme i riu e shpjegoi se iu kërkua mbasi kanonsësi pretendonte që i kishte një borxh prej 18 mijë euro dhe se me përqindje ajo shkonte 25 mijë euro.

“Ky person menaxhon një kompani online bastesh dhe ka nënshkruar deklarata noteriale borxhi pa dijeninë time” -insistoi në polici i riu.

Policia shkruan se menjëherë disponoi me kontratat noteriale që u vendosën në dispozicion nga personi për të cilin pretendohej se kishte kërcënuar. Në total bëhet fjalë për katër kontrata të firmosura përpara një notereje të njohur.

“Mësova pas tre-katër muajsh që kompania ishte fantazëm dhe menjëherë mbylla llogarinë ku më parë luaja”-shton denoncuesi duke detajuar faktet e rreme , që sipas tij mbas këtij veprimi ishte kërkuar ta rihapte llogarinë por ai nuk ka pranuar.

“Personat që menaxhonin llogarinë kërkuan të më takojmë por nuk pranova . Disa ditë më vonë personi R. D. së bashku me të tjerë më kanosën me armë të ftohtë , më futën në një lokal në rrugën e Kavajës , më morën aparatin celular dhe forcërisht më detyruan të firmosja kontratat noteriale”

Sipas tij këta persona e kërcënuan se do ta shkrinin me acid nëse nuk dorëzonte 25 mijë euro, për të cilat sipas tij ai nuk i detyrohej askujt.Më kanë hipur në një makinë me targa “AA… UI” dhe më njoftuan se do më mbanin më mbanin në fshat derisa babai të gjente paratë.”

Provat dhe dëshmitë që e zbuluan

Mes provave të mbledhura ku përfshihen kamera sigurie që nuk konfirmojnë largimin e të riut me makinë si ai pretendon, janë edhe mesazhet e shkëmbyera me shtetasin që ai e përmend se e kishte kërcënuar. Dosja që gazeta “SI” disponon, detajon dëshminë e të denoncuarit si rrëmbyes, një i ri me inicialet R.D , i cili tregon se si i dha borxh shokut të tij që justifikohej dhe kërkonte ndihmë.

“Fillimisht shuma e kërkuar ishte 5 mijë euro , që unë ja mora borxh kushëririt L.D. Më pas ai më kërkoi ndihmë dhe kërkoi edhe 5 të tjera me qëllimin për të shlyer ca borxhe që ai kishte. Përsëri ia mora kushëririt L.D. Pa kthyer ende shumën prej 10 mijë euro , më kërkoi të tjera me premtimin se do m’i kthente sapo t’i jepnin qiratë e dyqanit. Ky person më thoshte se i duheshin dhe kishte shumë nevojë për të shlyer detyrimet.”

I denoncuari këmbëngul se i riu i ishte lutur që ishte gati t’i jepte dyqanin vetëm që mos ta mësonte i ati.

“Më kërkoi si garanci të shkonim tek noteri, dhe shumën prej 10 të tjera e mora tek kushërira që mbasi dëgjoi situatën vendosi ta ndihmojë”. Në fashikull policia përmend se kjo dëshmi e “të rrëmbyerit” të rremë u rrëzua edhe nga kqyrjet e kryera nga laboratori i kriminalistikës në telefonin e tij që vërtetojnë varësinë e tij nga bixhozi dhe mbytjen në borxhe.

Edhe një tjetër burrë i martuar për të shmangur ballafaqimin me gruan sajoi një grabitje në rrugën Njazi Merkja, një ngjarje prej të cilës ai thotë se e shtrinë për tokë dhe i rrëmbyen portofolin. Sipas tij,këtë skenë rrëmbimi e pa edhe bashkëshortja e tij që ishte me të.

“Doli përpara një mjet mini cooper , drejtuesi i mjetit një person i panjohur zbriti , më shtriu përtokë dhe më mori me forcë çantën e lëkurës. Brenda kisha 5 mijë euro.”

Si veprim të parë komisariati numër katër deklaron se kreu kqyrjen fizike të tij për të konfirmuar nëse kishte apo jo shenja dhunë. Por menjëherë mbasi policia u vu në kërkim të dëshmitarëve që kishin parë skenën e dhunës, në komisariat u paraqit L.D, që kishte kallëzuar grabitjen.

“Isha i dehur dhe nuk mbaj mend se çfarë kam thënë , madje gruaja ime nuk ishte fare me mua”

Por përpara se të kryente denoncimin për grabitje, gruaja tregon se çfarë ndodhi dhe çfarë pa ajo që është shumë larg asaj që pretendon i shoqi në polici.

“Një shofer me mini cooper doli nga makina. Kur ku doli prej andej im shoq i doli përpara. Ai i tha se nuk po i bënte gjë. Por im shoq iu përgjigj se ai po i bënte video dhe pastaj fillloi ta shajë atë. Më pas kur shkuam në shtëpi, im shoq doli nga shtëpia dhe pa dijeninë time ka ardhur në polici”- rrëfen dëshmitarja që e nxorri bllof partnerin.

Ky i fundit sipas policisë kreu kallëzim të rremë për t’i shpëtuar përballjes me gruan, mbasi kishte shpenzuar në kohë të ndryshme një faturë prej 5 mijë euro në lojrat e fatit, që ligjërisht janë të ndaluara. / Gazeta Si

Previous Post

“S’kam parë aktor më të mirë” / Kapiteni i anijes që e transportoi pilotin vrasës rrëfen: Qeshte si të ishte në shëtitje

Next Post

U aksidentua me motoçikletë, ndërron jetë 36-vjeçari shqiptar në Kanada, gruaja në gjendje të rëndë

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

U aksidentua me motoçikletë, ndërron jetë 36-vjeçari shqiptar në Kanada, gruaja në gjendje të rëndë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.