Greqia kishte vendosur një situatë absurdi për kalimin e pikave kufitare, duke bllokuar autobusët shqiptarë që të transportonin udhëtarë përtej kufirit jugor me Shqipërinë.
Kjo bëri që vetëm firmat greke të kishin të drejtën e transportimit e për pasojë pati një rritje me 50% të çmimit të biletës.
Gazetari Artur Bibe në një lidhje në emisionin “Breaking” ka sqaruar se ky ngërç është zgjidhur falë ndërhyrjes së ambasadores Luela Hajdari në takimet që ka pasur me zyrtarët e Athinës. Diplomatja shqiptare, sipas Bibes, ka protestuar ndaj këtij akti bllokimi firmave shqiptare të transportit nga pala greke e që bëhej më qëllim për të favorizuar firmat greke të transportit në Janinë.
“Falë kësaj ndërhyrjeje përfituan nga ulja e çmimit të biletave. Ka qenë reagimi i ambasadores shqiptare, që ka protestuar, për të treguar se pala shqiptare nuk mund të tolerojë keqtrajtimet e shqiptarëve. Ka takuar zv/ministrin dhe ministrin e Transportit ka kërkuar heqjen e menjëhershme masave kufizuese. Pala greke e kuptoi se nuk mund të vendoste në kurriz të kompanive shqiptare të transportit duke favorizuar kompanitë nga Janina. Kjo gjë solli dhe uljen me 50% të çmimit, që ka qenë përpara një dite”, theksoi Bibe për “Breaking”.



















