• Latest
  • Trending
  • All

Biden-Putin bien dakord të konsultohen për rinovimin e paktit bërthamor

17/06/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Biden-Putin bien dakord të konsultohen për rinovimin e paktit bërthamor

17/06/2021
in Aktualitet

Shtëpia e Bardhë shpërndau një deklaratë të përbashkët të Presidentit amerikan Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin lidhur me çështje të stabilitetit strategjik. Ne deklaratë thuhet se:

“Ne, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph Biden dhe Presidenti i Federatës ruse Vladimir Putin, vërejmë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë demonstruar se edhe në periudha tensioni, se janë në gjendje të bëjnë përparim në qëllimet e përbashkëta për të siguruar zhvillime të parashikueshme në sferën strategjike, duke zvogëluar rrezikun e konflikteve të armatosura dhe kërcënimin për një luftë bërthamore”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Deklarata e cilëson zgjatjen së fundmi të Traktatit të ashtuquajtur “Fillimi i ri” si ilustrim të angazhimit të të dy vendeve për kontrollin e armëve bërthamore.

“Sot ne riafirmojmë parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë kurrë”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të të dy presidentëve.

“Në përputhje me këto synime, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të fillojnë së bashku një Dialog mbi Stabilitetin Strategjik në të ardhmen e afërt, i cili do të jetë i matur dhe i fuqishëm. Përmes këtij dialogu ne kërkojmë të hedhim bazat për kontrollin e armëve në të ardhmen dhe të marrim masa për zvogëlimin e rrezikut”, përfundon deklarata e dy presidentëve.

Më herët gjatë konferencës së vecantë për shtyp, Presidenti amerikan Joe Biden tha se i kishte bërë të ditur Presidentit rus Vladimir Putin se SHBA do të vazhdojë të ngrejë çështje që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut. Komentet Presidenti Biden i bëri gjatë një konference për shtyp, që pasoi komunikimin me mediat të udhëheqësit rus.

Presidenti tha se “të drejtat e njeriut do të jenë gjithmonë në një çështje për diskutim”.

“Nuk ka të bëjë me atë që ne do t’i vihemi pas Rusisë kur ajo shkel të drejtat e njeriut, ka të bëjë me atë se cilët jemi ne”, tha zoti Biden. “Si mund të jem President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të mos flas kundër shkeljes së të drejtave të njeriut”, shtoi ai.

Zoti Biden dhe zoti Putin ranë dakord të rifillojnë bisedimet mbi kontrollin e armëve bërthamore si dhe të rikthejnë ambasadorët në kryeqytetet respektive pasi tërheqjes së tyre më herët gjatë këtij viti.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, samiti u dha fund punimeve në orën 5.05 pasdite të mërkurën sipas orës lokale, kur përfundoi takimi i zgjeruar P + 5 (Presidenti dhe pesë këshilltarë) midis dy delegacioneve.

Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi si “konstruktiv” tonin e bisedimeve me Presidentin Joe Biden të mërkurën dhe tha se nuk kishte armiqësi gjatë bisedimeve.

Ai i bëri komentet gjatë një konference shtypi pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë me Presidentin Biden në Gjenevë, ndërsa janë thelluar tensionet mes Perëndimit dhe Kremlinit.

Siç ishte rënë dakort, i pari që do jepte konferencë shtypi ishte Presidenti Putin dhe më pas pritet të flasë edhe Presidenti Biden.

“Vlerësimi ynë ndryshon për shumë çështje, por sipas mendimit tim të dy palët demonstruan dëshirën për të kuptuar njëri-tjetrin dhe kërkuan mënyra për t’u afruar. Biseda ishte mjaft konstruktive”, tha Presidenti Putin.

Udhëheqësi rus tha gjatë konferencës së shtypit se ai dhe Presidenti amerikan Joe Biden ishin pajtuar që të rikthejnë ambasadorët në kryeqytetet përkatëse në një përpjekje për të ulur tensionet.

Dakordësimi për kthimin e ambasadorëve vjen pas një lufte të ashpër diplomatike e cila çoi në shkurtime të thella të personelit diplomatik.

Ambasadori i Rusisë në Uashington, Anatoly Antonov, u thirr nga Kremlini për konsultime rreth tre muaj më parë pasi Presidenti Biden e cilësoi Putinin si një “vrasës”.

Ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, u largua nga Moska gati dy muaj më parë pasi Kremlini sugjeroi që ai të kthehej në Uashington për konsultime.

Presidenti rus mbërriti në Gjenevë rreth orës 13:00, sipas orës lokale, pak para se të shkonte në vendin e takimit në “Villa La Grange”.

Presidenti Biden mbërriti më pas, një taktikë diplomatike e koreografuar nga Shtëpia e Bardhë për të shmangur një përsëritje të samitit të Helsinkit të vitit 2018, pasi mbërritja me vonesë e Presidentit Putin bëri që Presidenti Donald Trump të priste pak më shumë se 30 minuta. Të dy udhëheqësit shtrënguan duart para se të futeshin në bisedime.

Pas përshëndetjes fillestare me Presidentin e Konfederatës Zviceriane Guy Parmelin, të dy udhëheqësit zhvilluan sesionin e parë në formatin P+1, (Presidenti dhe një këshilltar).

Presidentin Biden e shoqëroi Sekretari i Shtetit Antony Blinken ndërsa kryediplomati rus Sergey Lavrov ishte në krah të Presidentit Putin. Secila palë kishte përkthyesin e vet.

Përfundimi i samitit përmbyll turneun e parë jashtë vendit të Presidentit Biden që nga marrja e postit. Javën që kaloi, Presidenti Biden mori pjesë në samitin G-7 dhe zhvilloi bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në përpjekje për të thelluar marrëdhëniet me aleatët dhe konsultuar me ta në lidhje me bisedimet SHBA-Rusi.

(Zëri i Amerikës)

Previous Post

ShBA, studimi: Rreth 25% e pacientëve me COVID-19 përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

Next Post

Kroacia u bë thirrje 5 shteteve të BE-së që ta njohin Kosovën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kroacia u bë thirrje 5 shteteve të BE-së që ta njohin Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.