Takimi historik mes dy presidentëve të SHBA-ve dhe Rusisë, Joe Biden dhe Vladimir Putin po zhvillohet në Gjenecë të Zvicrës. E gjithë bota ka sytë te ky takim duke pritur që dy supefuqitë të arrijnë në ndonjë marrëveshje mes tyre.
Të dy Presidentët bënë deklarata të shkurtra përpara takimit të tyre të parë të ditës, por biseda e zhurmshme midis gazetarëve në dhomë nuk lejoi që të merrnin shumë nga ato që thanë. Të pranishëm në takim ishin Sekretari Amerikan, Antony Blinken
Putini falënderoi Biden për “iniciativën për t’u takuar” ndërsa dy presidentët u ulën përpara takimit të tyre të parë.
“Unë e di që ju keni bërë një udhëtim të gjatë dhe keni shumë punë”, tha Putin.
“Sërish SHBA dhe Rusia dhe marrëdhëniet e SHBA kanë shumë çështje të grumbulluara që kërkojnë takimin e nivelit më të lartë dhe shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv”, tha Putin.
Nga ana e tij, presidenti Biden mund të dëgjohej duke u përgjigjur duke thënë: “është gjithmonë më mirë të takohemi ballë për ballë”.
Ai arriti në vilë i mbështetur nga përkrahja e aleatëve perëndimorë që ai pati javën e kaluar duke u konsultuar përpara tij ballë për ballë me Presidentin rus, i cili mbërriti në Gjenevë të mërkurën në mëngjes përpara samitit.
Ndërsa gjuha e gjesteve u vu re në këtë takim mes dy presidentëve, ku mediat shprehen se Putin po synonte të tregonte se po dominonte ai territorin.



















