Deri më 30 korrik, Italia ka vendosur rregulla të rrepta për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt shtetit fqinj.
Ambasada italiane ka njoftuar mbi kushtet dhe se cilët shtetas lejohen të kalonë përtej brigjeve të Adriatikut.
“Rregullat e paraqitura në slide-t këtu në vijim dhe në faqen ëeb të Ambasadës së Italisë në Tiranë, lidhur me udhëtimet nga Shqipëria për në Itali, janë të vlefshme deri më 30 Korrik”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.



















