• Latest
  • Trending
  • All

Njohja nga Serbia është e pavlerë, nëse cenohet sovraniteti i Kosovës

08/06/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Njohja nga Serbia është e pavlerë, nëse cenohet sovraniteti i Kosovës

08/06/2021
in Aktualitet

Mehmet PRISHTINA

Strategjia e Beogradit është që përmes ndërkombëtarizimit të çështjes së objekteve fetare ortodokse në Kosovë të fitojë sa më shumë hapësirë manovruese për një status special të serbëve në Kosovë. Nëse në Bruksel Kosova arrin të demaskojë synimet e Serbisë dhe të bëjë të qartë se ajo nuk po e kërkon njohjen nga Serbia me çdo kusht, por vetëm sjellje konstruktive në raport me serbët lokalë dhe pranimin e realitetit në Kosovë, atëherë dialogu do të ishte substancial dhe jo humbje kohe, siç ka ndodhur tash dhjetë vjet.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Serbia nuk ka de jure pushtet në Kosovë, por po synon që atë ta ketë duke shpresuar në marrëveshjet e reja ndërkombëtare. Ky konstatim është aktual në kohën kur Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e as agjendën e takimit të paralajmëruar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel. Ky i fundit edhe më herët e kishte pranuar se Serbia nuk ka pushtet në Kosovë. Ai më 27 maj të vitit 2019, gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë për Kosovën, duke iu drejtuar deputetëve, ai kishte thënë se Serbia nuk ka pushtet në Kosovë, përveç në shëndetësi dhe arsim dhe se duhet të ndërpritet manipulimi me publikun.

Mirëpo Vuçiqi tash, sidomos në prag të takimit me kryeministrin Kurti, ka qëndrim krejt tjetër, për arsye se synimi i tij është që të sigurojë pushtet në Kosovë përmes ligjeve të caktuara, të cilët i japin Serbisë të drejtën për të kontrolluar pjesë të caktuara të territorit të Kosovës.

Tash së fundmi Ministria e Kulturës e Serbisë, ka pranuar ndryshimet për hartimin e Ligjit për trashëgiminë kulturore, me kërkesën e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), me theks të posaçëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Ekspertët juridikë sigurisht që e kanë të paqartë se në çfarë mënyre do ta zbatojë Serbia një ligj të tillë, kur ajo nuk ushtron kurrfarë jurisdiksioni mbi territorin e Kosovës.

Madje jo pak edhe ekspertë dhe analistë në Beograd e pranojnë se Serbia, përmes Ministrisë së Kulturës, nuk do të mundte  në mënyrë të drejtpërdrejtë, të mbrojë trashëgiminë kulturore në Kosovë, përveç nëse kjo arrihet me ndonjë marrëveshje, në kuadër të bisedimeve që do të vazhdojnë më tej.

Politika aktuale serbe, e kryesuar nga Vuçiqi, janë të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhen, prandaj kërkohet sa më shumë, në mënyrë që në fund tryeza të mos mbetet e zbrazët. Tani kërkohet që edhe me ligj e Serbisë të mbrohet trashëgimia kulturore serbe, duke anashkaluar me këtë rast gjithë sistemin juridik të Kosovës

Por, a do ta pranojë Prishtina zyrtare dhe bashkësia ndërkombëtare një diversion të tillë ligjor të Serbisë mbi territorin e Kosovës?

Para takimit me kryeministrin Albin Kurti, Beogradi është aktivizuar që të nxjerrë në pah ato tema që janë mjaft atraktive për veshët e diplomatëve ndërkombëtar. Prandaj jo rastësisht riaktualizohet e ashtuquajtura mbrojtje e trashëgimisë kulturore serbe, e cila është e reduktuar kryesisht në pasurinë e kishave e manastireve, përfshi tokat, kullosat, pyjet, ujërat përreth këtyre objekteve sakrale, të cilat dhunshëm ishin konfiskuar në fillim të viteve nëntëdhjeta nga regjimi i Millosheviqit dhe i ishin përshkruar si pasuri të patundshme në llogari të Kishës Ortodokse Serbe.

Se çka nënkuptohet me trashëgimi kulturore serbe, mjafton të vizitojmë faqen e internetit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ku do të shohim se në Kosovë gjenden rreth 1.300 kisha, manastire dhe objekte të tjera, lokalitete dhe tërësi hapësinore, të cilat, siç thuhet, e përbëjnë trashëgiminë kulturore të popullit serb.

Ndërkohë, Ministria e Kulturës e Serbisë ka përgatitur një debat publik për Projektligjin për trashëgiminë kulturore, kurse përfaqësuesit e grupit të punës të Ministrisë së Kulturës të Serbisë, nënvizuan gjatë prezantimit të draftit, se ai është në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian, si dhe që për herë të parë, po futet kategoria e pronës kulturore – peisazhi kulturor. Me këtë rast është paraparë që të krijohen dy komitete kombëtare, të cilat do të merren me çështjet e të mirave kulturore që janë të regjistruara në listën e UNESCO-s, kurse Kisha Ortodokse Serbe do të caktojë përfaqësuesit e saj, të cilët bashkë me ekspertët e Ministrisë së Kulturës, do të punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe se ajo duhet të zgjidhet me mbështetjen ndërkombëtare.

Siç mund të vërejmë, opinion publik në Serbi po formohet në drejtim të përfshirjes së KOS-it në bisedimet e ardhshme që do të mbahen në Bruksel, ku do të insistohet në mbrojtjen e Rezolutës 1244, e cila, sipas përfaqësuesve serbë, Kosova është pjesë e Serbisë. Strategjia e Beogradit është që përmes ndërkombëtarizimit të problemeve fetare serbe në Kosovë, të fitojë sa më shumë hapësirë manovruese për një status special të serbëve në Kosovë.

Në anën tjetër, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pa e analizuar mirëfilli gjenezën e problemit që lidhet me pronën e Manastirit të Deçanit, pat nxjerrë një vendim sipas të cilit 24 hektarë tokë i përkisnin Manastirit të Deçanit. Por, në fakt ky vendim legalizonte uzurpimin e vitit 1997, kur regjimi i Sllobodan Milosheviqit, në mënyrë arbitrare atë pronë ia dhuroi manastirit të Deçanit, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar në Kosovë, vazhdimisht i ka bërë thirrje Komunës së Deçanit dhe Qeverisë së Kosovës, për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit 24 hektarë tokë janë në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Bisedimet e paralajmëruara Kosovë-Serbi, që pritet të mbahen në mesin e këtij muaji, duhet kuptuar edhe si një sfidë e radhës, por mjaft serioze, që po i vjen Kosovës, duke marrë për bazë pikërisht synimet grabitqare serbe, të cilat po i kamuflon si trashëgimi kulturore.

Fatkeqësisht viteve të fundit Kosova, sidomos diplomacia e saj dhe mediat, kanë treguar një pasivitet  të pajustifikueshëm në raport me betejat propagandistike  kundër Serbisë. Për pasojë bashkësia ndërkombëtare ka qenë njëanshëm e informuar mbi trashëgiminë kulturore në Kosovë, duke pretenduar se vetëm serbët kanë probleme, ndërkohë që më shumë se 1.200 objekte nga koleksioni arkeologjik dhe etnografik i Kosovës, u morën në fund të viteve ’90-të “për një ekspozitë të përkohshme në Serbi”, me obligimin për t’u kthyer, por kjo nuk u bë. Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, ka njoftuar  se nuk e njeh kategorinë e “trashëgimisë kulturore të Kosovës”, ashtu siç nuk e njeh “shtetësinë e Kosovës”.

Të gjithë ata që kanë iluzione se duke i bërë lëshime Beogradit, siç është vepruar deri më tani, mund të fitojnë pikë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, gabohen rëndë. Kosova duhet të shkojë në Beograd me një strategji të qartë se ka nevojë për normalizim të marrëdhënieve me Serbisë, se nuk e ka të domosdoshme njohjen nga ana e saj dhe se serbët lokalë përbëjnë preokupim thelbësor të Qeverisë së Kosovës.

Lehtësuesit e dialogut BE dhe SHBA duhet mirëpritur si miq që ia duan të mirën të ardhmes së vendit tone, por ata duhet të ushqehen edhe më tepër me informacione, të cilat fatkeqësisht deri më tani kanë munguar. Pozicioni i Kosovës në tryezat e bisedimeve me Serbinë, nuk duhet të paraqitet si palë që duhet t’i bëjë lëshime Beogradit për ta merituar njohjen e Serbisë. Ndërkaq sa i përket pronave të kishave e manastireve serbe, Kosova duhet të ndjek shembullin e Malit të Zi, ku qeveria e mëparshme e udhëhequr nga DPS-ja e Milo Gjukanoviqit, më vitin 2019, hyri në konflikt me KOS-in rreth Ligjit për lirinë fetare, i cili parashikonte që pronat e komuniteteve fetare, të ndërtuara para vitit 1918, të transferohen në pronësi të shtetit, në qoftë se bashkësia fetare nuk ka prova që prona i takon asaj. Pronat e uzurpuara arbitrarisht nga regjimi i Millosheviqit në vitet nëntëdhjetë, duhet t’i kthehen shtetit të Kosovës dhe këtë duhet ta kenë të qartë edhe ndërkombëtarët. Nëse lejohet ky uzurpim, atëherë bie në ujë kauza humane e vitit 1999, kur NATO me aleatët e vet bombardoi Serbinë për ta çliruar Kosovën nga regjimi shtypës i Millosheviqit.

Nëse i referohemi deklaratës së Kryeministrit Kurti i cili u shpreh se  qeveria e tij ka një program qeverisës dhe një plan për dialog, duke shtuar se dialogu me Serbinë do të jetë i ri, e jo vazhdim, atëherë duhet shpresuar që delegacioni kosovar në Bruksel do të shkojë me bindjen se po bisedon me një oponent i cili nuk e njeh realitetin e krijuar në Kosovë pas vitit 1999. Për rrjedhojë, gjithçka që përfshin këtë mendësi serbe, do të duhej të evidentohej si atak mbi klimën e mirëbesimit dialogues.

Nëse bashkësia ndërkombëtare, kryesisht SHBA, BE e NATO në qershor të vitit 1999 kishin zbarkuar në Kosovë me idenë se do të instalojnë një shtet të ri, ku regjimi i Beogradit nuk do të jetë më kurrfarë hisedari, atëherë na duket e palogjikshme që tani pas 22 viteve t’i bëhen aso lëshime Beogradit që do t’ia njihnin Serbisë të drejtën për të pasur nën kontroll pjesë të caktuara të Kosovës, ashtu siç po kërkohet edhe nga disa ‘non papera’ të sponzoruara nga Rusia.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i filluar më 2011, nuk i ka përmbushur pritjet e veta, për arsye se Serbia nuk ka pasur për qëllim të negociojë me ‘një shtet që nuk e njeh’, por të imponojë teza e qëndrime që do ta përforconin statusin e saj brenda Kosovës. Kjo edhe për faktin se Serbia ka dashur në vazhdimësi t’ia mbyllë gojën Kosovës që në tryezat e bisedimeve të mos flasë për gjenocidin serb, për fatin e personave të pagjetur, për artefaktet e vjedhura dhe pronat e uzurpuara, për zhdëmtimin dhe reparacionet e luftës si dhe për një mori temash të tjera që janë peng i politikës ekspansioniste serbe kundrejt Kosovës.

Nëse në Bruksel Kosova arrin të demaskojë synimet e Serbisë dhe të bëjë të qartë se ajo nuk po e kërkon njohjen nga Serbia me çdo kusht, por vetëm sjellje konstruktive në raport me serbët lokalë dhe pranimin e realitetit në Kosovë, atëherë dialogu do të ishte substancial dhe jo humbje kohe, siç ka ndodhur tash dhjetë vjet.

Prishtinë, 4 qershor 2021

Previous Post

Franca gjobit Google me 220 mln euro për monopol të reklamave

Next Post

“Nëna ka vdekur”/ Avokati i Mexhit Picarit tregon arsyen pse autori vrau ish-dhëndrin: I kishte ndërtuar vilë tre katëshe

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Nëna ka vdekur”/ Avokati i Mexhit Picarit tregon arsyen pse autori vrau ish-dhëndrin: I kishte ndërtuar vilë tre katëshe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.