Ditën e sotme ka rënë në pranga Dritan Pasha, shoferi i autobusit në të cilin humbi jetën një grua.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa M.K 47 vjeç ka rënë nga autobusi pasi dera ishte hapur.
Pasha është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin, duke çuar në vdekjen e 47-vjeçares.
Ajo u dërgua për mjekim në spitalin e Elbasanit, por më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.



















