Gazetari i Euronews në Bruksel, Jack Parrock përmes një shënimi në Twitter ka konfirmuar se së shpejti Komisioni Europian do të ketë lajme të mira për Shqipërinë.https://cfdba40eb013f283bf3a5e918a976c03.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Parrock thotë se burime i kanë konfirmuar se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të Bashkimit Europian.
“Komisioni Europian do të propozojë një lëvizje të madhe për procesin e pranimit të Shqipërisë. Burimet më thonë se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Më pas, vendet e BE do të zgjedhin nëse do ta pranojnë”, shkruan Parrock.




















