Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar 442 raste të reja me COVID-19, ndërsa 14 persona e kanë humbur betejën me virusin.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 957 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 88.380, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.756.
Numri i testimeve të kryera në 24 orët e fundit në Kosovë është 3.090.
Numri total i rasteve pozitive është 102.236, ndërsa 2.100 persona në total kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë.



















