Sot është 78 vjeç dhe presidenti më i moshuar në detyrë i Amerikës, por mosha nuk e pengon Joe Bidenin të planifikojë rikandidimin në vitin 2024.
Në zgjedhjet e atij viti, demokrati do të jetë 83 vjeç, megjithatë e bëri të qartë se do ta kërkojë padyshim mandatin e dytë. Dhe në krah pret që të ketë sërish 56 vjeçaren Kamala Harris, e cila siç tha, po bën një punë të shkëlqyer.
I pyetur për Donald Trumpin, që kishte nisur të përgatiste fushatën e rizgjedhjes pak pasi kishte marrë postin, ne konferencçn e parç si president i SHBA-sç, Biden u përgjigj: Paraardhësi im kishte nevojë për mua. Më mungon shumë”. Pas kësaj, u rikthye sërish tek çështja e ditës, kriza e koronavirusit dhe vaksinës e tha se i ka vënë qëllim vetes shpërndarjen e 200 milionë dozave të vaksinave kundër koronavirusit, në 100 ditët e para të udhëheqësisë së tij.
Biden: E dëgjuat mirë, po, do të administrojmë 200 milionë doza brenda 100 ditëve. Edi që është një plan ambicioz, dy herë më shumë sesa ai fillestar, por asnjë shtet tjetër i botës nuk është më afër dhe besoj se do t`ia dalim.
Biden u shpreh më tej se nuk synon të mbajë për kohë të gjatë trupat ushtarake amerikane në Afganistan. Megjithatë, Biden ka thënë se është e vështirë që të përmbushet afati i fundit i largimit të trupave më 1 maj të këtij viti. Ky afat kohor është caktuar pas arritjes së marrëveshjes në mes të administratës së kaluar amerikane dhe talibanëve, me qëllim të arritjes së paqes në Afganistan.



















