Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Trentino të Italisë, i akuzuar për grabitke, dhunë dhe posedim lëndësh narkotike.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte kërkuar partneres së tij telefonin për tia kontrolluar, por ajo kishte refuzuar. Kjo bëri që shqiptari të ushtronte dhunë mbi të, duke e goditur barbarisht me shkelma e grushte.
Gruaja arriti të ikte me vrap dhe të strehohej në shtëpinë e një shoku, pro shqiptari e ka ndjekur mbrapa dhe madje ka qëndruara para derës së shtëpisë, duke pritur që ajo të dilte.
Ajo njoftoi më pas policinë, të cilët qetësuan situatën, e dërguan gruan në spital, ndërsa shqiptarin në shtëpi.
Por pasi mbërritën aty, ata gjetën mbetje hashashi dhe marijuane të shpërndarë kudo dhe pas kontrollit atij iu gjet 250 gramë marijuanë.




















