Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Rama tha nga Kukësi se “Ai shoku në Beograd loz me kukulla në Facebook
“Ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”. -tha Rama.
Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka provokuar së fundmi duke e mbuluar Kosovën me flamurin serb. Postimi i tij në Instagram për 17 mars në ditën kur nisën sulmet e NATO-s në vitin 1999 në Beograd kanë shkaktuar polemika të shumta.
Të menjëhershëm kanë qenë reagimet kundër tij nga Kosova, por edhe nga Shqipëria. Reagimi i parë në Shqipëri erdhi nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili ka qenë kryeministër në kohën e luftës së Kosovës.
“Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vuçiç, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.




















