• Latest
  • Trending
  • All

Palmer: SHBA do standardet më të larta ndërkombëtare në zgjedhjet e prillit në Shqipëri

15/03/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Palmer: SHBA do standardet më të larta ndërkombëtare në zgjedhjet e prillit në Shqipëri

15/03/2021
in Aktualitet

Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të investojnë mjaft energji dhe kapital politik tek Shqipëria.

Ai tha gjithashtu se SHBA dëshirojnë të shohin që zgjedhjet e prillit në Shqipëri të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Zoti Palmer i bëri i komentet në një intervistë me kolegun Ilir Ikonomi, me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Amerikë-Shqipëri më 15 mars 1991.

Zëri i Amerikës: Zoti Palmer, si i shihni marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë 30 vjet pas rivendosjes të tyre?

Matthew Palmer: Është diçka vërtet e jashtëzakonshme që ne po festojmë 30 vjetorin këtë vit dhe presim njëqindvjetorin e marrëdhënieve Amerikë-Shqipëri në vitin 2022. Vizita ime e parë në Tiranë ka qenë në vitin 1993, vetëm dy vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve, dhe u prita nga Ambasadori William Ryerson. Sigurisht duke parë Shqipërinë sot, duke parë Tiranën sot dhe duke e krahasuar me 28 apo 30 vjet më parë, ka pasur një rritje të jashtëzakonshme. Jam mjaft i sigurt se këto prirje do të vazhdojnë në të ardhmen.

Zëri i Amerikës: Nëse i pyet shqiptarët sot pritshmëritë e tyre për angazhimin e SHBA në Shqipëri janë shumë të mëdha. Njerëzit gjithmonë pyesin: Përse Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë më shumë për Shqipërinë, pasi ne jemi edhe partnerë strategjikë. Cili është mendimi juaj?

Matthew Palmer: Ne e vlerësojmë thellësisht partneritetin që kemi me Shqipërinë. Shqipëria është një vend që kontribuon, jo vetëm për paqen dhe sigurinë rajonale, por edhe për paqen dhe sigurinë globale. Ka qenë një partnere e jashtëzakonshme për ne në aleancën e NATO-s. Është një marrëdhënie që ne e vlerësojmë, që ne mendojmë se ka shumë potencial në rritje dhe ku unë parashikoj që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të investojnë mjaft energji dhe kapital politik.

Zëri i Amerikës: Shqipëria përballet me zgjedhje së shpejti dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim po bën presion mjaft të fortë për lista të pastra të kandidatëve, që asnjë kandidat me të kaluar kriminale të mos përfshihet në to. Përse është kjo një përparësi kaq e madhe për Shtetet e Bashkuara? Si lidhet kjo me sigurinë e Shteteve të Bashkuara?

Matthew Palmer: Forca e demokracisë në Shqipëri ka rëndësi thelbësore për marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri. NATO-ja është jo vetëm një aleancë interesash, por edhe një aleancë vlerash. Në hapësirën demokratike në Shqipëri ka pasur shumë hapa pozitive dhe ka ende shumë punë për të bërë. Ne u ndjemë shumë të kënaqur që pamë parlamentin shqiptar të miratonte legjislacionin, në përputhje me rekomandimet e ODIHR për reformën zgjedhore. Ne duam të shohim që legjislacioni i ri të vihet në zbatim dhe që zgjedhjet e prillit të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur demokracinë, qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës, në të gjithë botën. Kjo është sidomos e vërtetë kur flasim për një partner amerikan dhe një aleat amerikan. Pra, ne kemi një interes këtu, kemi një interes tek rezultati. Ne duam ta shohim demokracinë shqiptare të lulëzojë, të rritet dhe të zhvillohet, po ashtu si dëshiron edhe publiku shqiptar.

Zëri i Amerikës: Reforma në drejtësi. Ka pasur një shtytje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara për reformën në drejtësi, e cila po vazhdon prej disa vitesh. Si do të siguroheni ju që, pas reformës, Shqipëria nuk do të rrëshqasë prapa dhe rezultatet e arritura nuk do të përmbysen? Më duket se është një pyetje e rëndësishme.

Matthew Palmer: Po, është një pyetje e rëndësishme. Dhe unë mendoj se është e rëndësishme të theksohet përparimi i bërë. Tani kemi kuorum për Gjykatën Kushtetuese, e cila është formuar; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje, kanë filluar të trajtohen çështjet e prapambetura, procesi i verifikimit po funksionon. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të punuar me partnerët tanë shqiptarë që reforma gjyqësore të mos e humbasë forcën dhe që përparimi i bërë të vazhdojë, që të vazhdojë prirja e deritanishme. Ne mendojmë se sundimi i ligjit është thelbësor për demokracinë, për rritjen dhe begatinë.

Zëri i Amerikës: Pritshmëritë tek shqiptarët kanë qenë gjithashtu shumë të larta për investimet ekonomike nga Shtetet e Bashkuara, por nuk kemi parë investime serioze deri më tani që nga rivendosja e marrëdhënieve dekada më parë. Ç’mendoni?

Matthew Palmer: Mendoj se ka pasur disa investime të rëndësishme amerikane: Exxon ka qenë aktiv, Bechtel është aktiv. Me përparimin e Shqipërisë në institucionalizimin e sundimit të ligjit, qeverisjen e mirë, transparente e të përgjegjshme, kjo do të jetë një magnet për biznesin amerikan. Biznesi amerikan shkon atje ku mendon se mund të ketë fitim, atje ku mendon se interesat e tij do të respektohen nga një sistem i pavarur gjyqësor.

Zëri i Amerikës: Ju keni theksuar më parë se qasja e SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, nuk ka ndryshuar me ndryshimin e administratës. Por, a do të ketë Departamenti i Shtetit nën drejtimin e Sekretarit Antony Blinken, një qasje më pak të drejtpërdrejtë, në kuptimin e ndërtimit të demokracisë apo në fusha të tjera?

Matthew Palmer: Unë mendoj se Sekretari Blinken, Presidenti Biden e kanë bërë plotësisht të qartë investimin e tyre në demokraci, në qeverisjen e mirë dhe në sundimin e ligjit. Unë mendoj se këto kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë thelbësore për interesat amerikane në Ballkanin Perëndimor, dhe unë shoh se administrata Biden-Harris është e angazhuar fort për të mbështetur demokracinë, reformën në drejtësi, transparencën dhe sundimin e ligjit. Kjo do të jetë thelbësore për angazhimin tonë.

Zëri i Amerikës: A pritet ndonjë nismë e re madhore për Ballkanin apo për Shqipërinë në veçanti?

Matthew Palmer: Gjithmonë ka gjëra të reja. Për Shqipërinë, mendoj se ajo ku do të përqendrohemi është të bëjmë gjithçka mundemi për të ndihmuar vendin të ecë përpara në rrugën e tij evropiane. Do të dëshironim shumë të shihnim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare (IGC) për Shqipërinë. Ne mendojmë se kjo është diçka që Tirana e ka merituar, Shkupi gjithashtu. Do të dëshironim që Bashkimi Evropian ta mbajë premtimin dhe të organizojë konferencën e parë për të dy vendet.

Zëri i Amerikës: Z. Palmer, është folur shumë kohët e fundit për të ashtuquajturën diplomaci vaksinash të ndjekur nga Kina dhe Rusia në Ballkan. A jeni të shqetësuar se Shqipëria mund të jetë në shënjestër?

Matthew Palmer: Ne do të dëshironim të shihnim që të gjithë në Ballkan të kenë qasje ndaj vaksinave dhe kjo është arsyeja pse administrata Biden-Harris po jep deri në 4 miliardë dollarë për të mbështetur nismën Covax. Ne mendojmë se përmes Covax-it dhe bashkëpunimit shumëpalësh bota mund të sigurojë më së miri shpërndarjen e drejtë të furnizimit me vaksina. Unë jam gjithashtu i bindur se në javët dhe muajt e ardhshme, furnizimi me vaksina do të rritet në mënyrë eksponenciale dhe do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë.

Zëri i Amerikës: Z. Palmer, ju faleminderit.

Matthew Palmer: Faleminderit që më dhatë mundësinë.

Previous Post

Osmani caktoi 22 marsin për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Next Post

Ulen ndjeshëm rastet me COVID/ 15 të prekur ndërrojnë jetë, 485 të shtruar në spitale

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ulen ndjeshëm rastet me COVID/ 15 të prekur ndërrojnë jetë, 485 të shtruar në spitale

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.