• Latest
  • Trending
  • All

Akuzat e çiftit Harry dhe Meghan për familjen mbretërore

09/03/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 2 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Akuzat e çiftit Harry dhe Meghan për familjen mbretërore

09/03/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Në një intervistë që ishte pritur me shumë interes, princ Harry dhe Meghan Markle shpalosën detaje nga diskutime të dhimbshme në familjen mbretërore lidhur me ngjyrën e djalit të tyre dhe presionet e forta që e kishin bërë dukeshën e Sussex-it të mendonte për vetëvrasje. Çifti u largua nga familja mbretërore në Britani në vitin 2020.

Intervista me Oprah Winfrey-n ishte e para e çiftit që kur ata u tërhoqën nga detyrat mbretërore. 

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Meghan, gruaja e Princit Harry, akuzoi familjen mbretërore në Britani se kishte ngritur shqetësime se sa e zezë do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tyre Archie që sot është një vjeç. 

“Ata nuk donin që ai të bëhej princ ose princeshë, sepse ende nuk dihej gjinia në atë kohë, ndryshe nga ç’parashikon protokolli dhe atij nuk do t’i ofrohej mbrojtje”, tha zonja Markle. 

39 vjeçarja, nëna e së cilës është afrikano-amerikane ndërsa babai i bardhë, thotë se ishte naive para se të martohej në vitin 2018 por arriti deri aty sa të mendonte për vetëvrasje pasi kërkoi ndihmë dhe nuk e mori. 

“Në atë kohë më vinte turp ta pranoja ose t’i thoja Harryt, duke e ditur sa shumë humbje kishte pësuar vuajtur ai. Por e dija që nëse nuk flisja, do ta bëja. Thjesht nuk doja të jetoja më”, thekson ajo. 

Meghan nuk pranoi të thoshte emrat e atyre që kishin ngritur shqetësime të tilla, ashtu sikur edhe Harry, i cili tha se familja e tij u ndërpreu financat dhe se babai i tij Princi Charles, trashëgimtar i fronit britanik, e braktisi atë duke mos iu përgjigjur telefonatave të tij.

“Ndihem i braktisur. Sepse ai ka kaluar diçka të ngjashme. Ai e di çka do të thotë dhimbja. Pastaj Archie është nipi i tij. Unë do ta dua gjithmonë, por ka shumë dhumbje dhe do të vazhdojë ta kem përparësi përmirësimin e marrëdhënies me të”, tha Princi Harry, Duka i Sussex. 

Nga Pallati Buckingham nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm lidhur me intervistën që u transmetua në orët e para të mëngjesit të së hënës në Britani.

Intervista e realizuar nga Oprah Winfrey ishte më e shumëpritura që kur nëna e Harry-t, Princesha Diana ndau detaje intime të martesës së saj të dështuar me Charles më 1995, duke dëmtuar reputacionin e trashëgimtarit dhe familjes mbretërore në sytë e publikut britanik. 

“Mendoj se ajo e kishte parashikuar këtë gjë dhe ndjej praninë e saj në gjithë këtë proces. Ndihem i çliruar dhe i lumbur që jam ulur dhe flas afër gruas sime. Sepse nuk e marr dot me mend se si do të mund ta kaloja gjithë këtë proces i vetëm, sepse ishte shumë e vështirë për të dy ne, por të paktën kishim njëri tjetri”, tha Princi Harry. 

Duke iu referuar rastit të nënës së tij, Harry thotë se vendimi për t’u larguar erdhi si mungesë mirëkuptimi dhe shqetësimit se historia do të përsëritej. 

“Të bllokuar brenda sistemit. Siç janë pjesa tjetër e familjes sime. Babai im dhe vëllai, të gjithë janë bllokuar. Ata nuk arrijnë të largohen. Dhe kam dhembsuri të madhe për këtë”, shton ai. 

Çifti u martua në Kështjellën Windsor në maj të vitit 2018 ndërsa djali i tyre Archie lindi një vit pas. 

Ata njoftuan largimin nga rolet mbretërore në janar të vitit 2020 gjë që zhyti familjen në krizë. 

Muajin e shkuar, Pallati Buckingham konfirmoi se ndarja do të ishte e përhershme, pasi çifti kërkoi jetë të pavarur në Shtetet e Bashkuara/VOA

https://www.zeriamerikes.com/a/5806276.html

Post Views: 82
Previous Post

SHBA: Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat Pfizer dhe Moderna

Next Post

Kosovë: Parakalim për të shënuar 8 marsin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Kosovë: Parakalim për të shënuar 8 marsin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.