Pamjet që shfaqin momentet e fundit të gruas e cila shtyhet nga shkëmbi nga partneri, me të cilin priste të sillte në jetë një fëmijë janë publikuar.
40-vjeçari, Hakan Aysal u arrestua për vrasjen e gruas Semra Aysal, 32-vjeçe dhe foshnjën e saj të palindur, ndërsa ishin me pushime në luginën Butterly të qytetit turk Mugla.
Aysal dyshohet se e ka shtyrë nga shkëmbi gruan e tij që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe që mbeti e vdekur në vend gjatë qershorit të vitit 2018.
Dyshja kishin bërë fillimisht fotografi së bashku nga shkëmbi, e prokurorët thonë se “aksidenti” në fakt ishte një vrasje e kryer nga Aysal me qëllim që të përfitojë paratë nga sigurimi i Semras.



















