• Latest
  • Trending
  • All

Skandali/ Si bëhet biznes me vdekjen në Tiranë, 350 mijë lekë varri në Tufinë

22/02/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Skandali/ Si bëhet biznes me vdekjen në Tiranë, 350 mijë lekë varri në Tufinë

22/02/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Me 350 mijë lekë të vjetra mund të blesh “banesën e fundit” dhe pa e kuptuar njeri që brenda varri është bosh. Fiks Fare denoncoi skandalin me zë e figurë në varrezat e Tufinës, në Tiranë, duke sjellë fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit, të cilët kanë rrethuar vende, duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.

Në adresën e Fiks Fare mbërriti një video nga një qytetar, i cili tregonte dhjetëra varre të rrethuara, madje edhe me emra sipër, por që ishin bosh. Këto vende ishin shitur nga punonjësit e përgjegjësit e varrezave, duke i kamufluar si varre të vërteta.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Pas këtij informacioni, gazetarët e Fiksit kontaktuan me një punonjës të varrezave të Tufinës, i cili tregoi se në varreza ka vende të rrethuara me beton si varre, të cilat janë bosh, por kundrejt ryshfetit janë blerë nga qytetarë të ndryshëm. Edhe bashkëpunëtori i Fiksit u hoq sikur donte një vend për varr. Punonjësi i varrezave ia merr përsipër gjetjen e vendit, por për këtë ai duhet të paguante 350 mijë lekë të vjetra. 300 mijë lekë ishin për vendin dhe 50 mijë lekë për vendosjen e një kornize betoni për t’i dhënë formën e një varri. Lekët, sipas punonjësit, nuk i donte vetëm për vete, por për shefat.

Për ta bërë edhe më të besueshëm varrin, sipër do i vendosej edhe një emër i sajuar. Punonjësi i varrezave i tregon një vend që sapo e kishte rrethuar bashkëpunëtorit të Fiksit. “Sot në mëngjes e rrethova atë (varrin). Mbyll muhabetin se dhe burri huaj do lekët, më tha dhe sot nëse është dakord me çmimin të vij nalt” shprehet punonjësi, duke iu referuar se njëri prej shefave donte pjesën e tij të pagesës. Në këto kushte bashkëpunëtori i Fiksit i lë kapar 50 mijë lekë të vjetra, edhe pse punonjësi i varreve nuk është i kënaqur me këtë shumë. “Mos ma lë varur këtë muhabet, se mua më ngusin të tjerët për paret” shprehet punonjësi. Madje ai tregon se dikush tjetër që kishte blerë një vend për varr i kishte kërkuar ulje çmimi.

“Ulje nuk bëj, se ato 5 lekë që janë për mua dua t’i marr. Të pres një, dy ja tre muaj, por ulje nuk ka” i thotë ai. Të dyja palët bien dakord të marrin dy vende për varre me çmimin prej 350 mijë lekë një vend, në total 700 mijë lekë të vjetra.

Në takimin e dytë që bashkëpunëtori i Fiksit ka me punonjësin e varrezave të Tufinës, ky i fundit i tregon një varr të dytë, të cilin e ka blerë dikush tjetër, por që blerësi e kishte ndërruar si vend. Punonjësi i varreve pohon se do flasë me shefin e tij për ta marrë vesh më saktë nëse vendi është apo jo i lirë dhe më pas do e njoftojë. Madje ai shton se nëse do binin dakord për vendin e përgjegjësi do të jepje “ok”, do i bënte një kornizë të bardhë për t’u kuptuar që ishte tamam varr. Por fjala e fundit ishte e përgjegjësit dhe çfarë të vendoste ai do të bëhej. “Unë do të marr në telefon direkt sa të më japi ai ‘ok’, por nuk do flas gjatë në telefon. Ose do të them duku nesër ose shkurt ma la atë makinën kaq lekë” shprehet punonjësi i varreve.

Në takimin e tretë midis palëve, punonjësi varreve edhe për vendin e dytë të rezervuar kërkon paradhënie. Edhe për këtë vend ai merr 50 mijë lekë të vjetra kapar, duke i kërkuar bashkëpuntorit të Fiksit ta likujdojë sa më shpejt edhe me pjesën e mbetur prej 300 mijë lekëve të vjetra. Më pas ai i shpjegon se edhe me këtë vend do të ndiqej e njëjta procedurë si me vendet e tjera, do t’i vihet korniza dhe për ta bërë edhe më të besueshëm i kërkon të zgjedhë edhe një emër për ta vendosur në pllakën e varrit.

“Më thuaj edhe çfarë emri se një emër e do, një emër kot duam. Po s’e gjete ti, do ia vë unë” shprehet punonjësi i varrezave. Me dorëzimin e kaparit filloi dhe nisja e punimeve për varrin e dytë, duke rënë dakord që në datën 22 shkurt do paguhej edhe pjesa tjetër e lekëve. Pasi sipas punonjësit të varrezave nëse nuk likujdoheshin lekët varri do shitej. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e Tufinës për të parë dy vendet e varreve të rezervuara. Vendet ishin gati, madje të rrethuara edhe me një kornizë betoni. Gati për “dorëzim”, kundrejt ryshfetit prej 700 mijë lekësh në total.

Previous Post

Kanë hyrë në borxhe, shpenzime e kurimit për COVID-19, po ‘sakatojnë’ mirëqenien e shqiptarëve

Next Post

OSBE: Nuk jemi të përfshirë në asnjë sondazh zgjedhor në Shqipëri, një organizatë po përdor abuzivisht emrin tonë

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

OSBE: Nuk jemi të përfshirë në asnjë sondazh zgjedhor në Shqipëri, një organizatë po përdor abuzivisht emrin tonë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.