• Latest
  • Trending
  • All

Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel

19/02/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 5 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel

19/02/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Fitorja e Albin Kurtit sjell tone të tjera edhe në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe legjitimitetin e nevojshëm për marrëveshje përfundimtare. Brukseli pret kompromis dhe pragmatizëm nga Kurti.

Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, prej fillimit informoi Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin të BE-së. Zyrtarët e BE reaguan ndaj njoftimit të Kurtit se dialogu me Beogradin nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të tij, duke thënë se të gjitha autoritetet e ardhshme në Kosovë duhet të “kenë qasje konstruktive për vazhdimin e dialogut me Beogradin”.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Rruga evropiane e Kosovës çon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Ne presim që autoritetet e reja të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe të shfrytëzojnë mundësinë e ofruar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thanë shefi i Politikës së Jashtme dhe kryenegociatori i BE-së Josep Borrell dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi.

Zyrtarisht, BE thotë se do të presë formimin e një parlamenti dhe qeverie të re në Kosovë, në mënyrë që të fillojë bisedime serioze për vazhdimin e dialogut, të cilin Kurti nuk e sheh si prioritet të tij. Jozyrtarisht, vlerësohet se Albin Kurti, si kryeministri i mundshëm i Kosovës, duhet të ketë të qartë se çfarë nënkupton mandati i tij dhe procesi i dialogut për të ardhmen e Kosovës respektivisht për qytetarët që i besuan votën.

Perspektiva evropiane e Kosovës dhe një “rrugë e shpejtë” e mundshme e pranimit në BE, me përmbushjen e reformave, është e mundur vetëm përmes “tunelit të dialogut”. Ky tunel tani duket i errët dhe plot probleme. Por në fund të tunelit shihet  dritë, në formën e normalizimit të marrëdhënieve. “Në dallim nga lideri politik Albin Kurti, si burrështetas ai duhet të pranojë realitetin dhe artin e kompromisit, në mënyrë që t’u mundësojë qytetarëve që votuan për të atë që dëshirojnë – e kjo është e ardhmja evropiane”, thonë  burimet diplomatike në Bruksel.

Ka vend për pragmatizëm

Se e ardhmja e Kosovës në BE nuk do të jetë e mundur pa bashkëpunim dhe pa një marrëveshje me Beogradin, e thekson edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Në një deklaratë për DW, ajo vlerësoi se është e rëndësishme që qeveria e re në Kosovë të vazhdojë punën që filloi vitin e kaluar nën mandatin e përfaqësuesit special të BE, Miroslav Lajçak.

“Personalisht nuk mund ta imagjinoj që qytetarët e Kosovës do të dëshironin të ktheheshin në fillim ose të mbeten diku në ndonjë cep pa ndonjë perspektivë të integrimit evropian. Qeveria e re duhet të punojë për reformat dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe në zhvillimin e një agjende ambicioze pro-evropiane. Zoti Kurti duhet të përdorë shumicën e fortë që fitoi në zgjedhje. Një mbështetje kaq e madhe në shtëpi është një parakusht për një dialog të suksesshëm, por jo mjaftueshëm në vetvete “, thotë von Cramon.

Ata që e njohin nga afër Albin Kurtin thonë, se kompromisi dhe pragmatizmi nuk janë anët e tij më të forta. Ndaj nuk ka qenë përzgjedhja “as e Brukselit dhe as e Uashingtonit” për të vazhduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin. Kurti do t’i mbetet besnik vetes së tij dhe nuk do të shkojë në Bruksel për të marë mendim orë e çast. Do të jetë më e vështirë që ai të kontrollohet nga Uashingtoni, Berlini ose Brukseli”, thotë analisti i Këshillit të Berlinit për Politikën e Demokratizimit, Toby Vogel.

Ai shprehet se një sjellje e tillë e Kurtit “mund ta bëjë dialogun më të vështirë”. Por ai gjithashtu shtron pyetjen nëse do të kishte ndonjë palë në proces që shkon atje për të kënaqur Brukselin ose Uashingtonin dhe çfarë mbështetje do të kishte një delegacion i tillë në shtëpinë e vet. “Çfarëdo zgjidhje që të gjendet, ajo duhet të ketë legjitimitet demokratik në shtëpi – në Serbi ose Kosovë. “Unë mendoj se Kurti do të jetë pragmatik dhe do të punojë për kompromise të caktuara në mënyrë që të arrijë atë që dëshiron Kosova, e kjo është njohja nga Serbia dhe pesë vendet e BE që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë Vogel.

Cramon: Kurti nuk duhet ta humbasë momentin

Përveç ndryshimit në krye të Kosovës, konteksti i dialogut Beograd-Prishtinë po ndryshon thelbësisht edhe me ardhjen e një administrate të re në Uashington. Bashkëbiseduesit e DW besojnë se ky ndryshim është në favor të menaxhimit më të mirë të dialogut, por edhe në favor të vet Albin Kurtit. “Ajo që kemi tani është një moment i ri, tani kemi interesa të përbashkëta në të dy anët e Atlantikut dhe mendoj se kjo është një mundësi që z. Kurti nuk duhet ta humbasë,” thotë Viola von Cramon për DW.

Qeveria e parë e udhëhequr nga Albin Kurti, në fillim të vitit 2020, u vu nën presion të fortë nga administrata amerikane, e udhëhequr nga Presidenti Trump. Pas më pak se dy muajve të mandatit, qeveria u rrëzua nga një votë mosbesimi në parlament, e cila u mbështet nga SHBA, ndryshe nga disa vende të BE. Vet Kurti përmendi si shkas të shkarkimit të tij mospëlqimin e idesë për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën ai e kundërshtoi në mënyrë të prerë.

“Sot Uashingtoni e bën të qartë se qëllimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është njohja reciproke. Kjo nuk është ndonjë risi, por tani thuhet qartë. Kjo qartësi është po aq e dobishme për dialogun sa edhe vet administrata e Bidenit. Nuk do të ketë më lojëra të Richard Grenellit”, beson Vogel.

BE, si ndërmjetësi kryesor në dialog, të paktën zyrtarisht, deklaron se çdo zgjidhje e rënë dakord midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet evropiane, është e pranueshme për të. Përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak, është edhe më specifik. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje e mundshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Më konkret, si zakonisht, janë partnerët nga SHBA. Presidenti i ri Joseph Biden, në urimet e tij me rastin e Ditës së Shtetësisë, tha se zgjidhjen e procesit midis Serbisë dhe Kosovës e sheh në njohjen reciproke, i cili është pozicioni me të cilin pajtohet edhe Albin Kurti. Ndërkohë BE po punon për të zgjatur mandatin e Lajçakut si ndërmjetës. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e “rrugës me zigzage”, deri në arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, këtë herë me një lojtar të ri në tryezën e bisedimeve në Bruksel./DW

Previous Post

Në Maqedoninë e Veriut do të tërhiqen librat që i fyejnë shqiptarët

Next Post

Viti i Covid/ Shifrat e INSTAT: Humbën jetën mbi 27 mijë persona në 2020, shifrat sipas qarqeve

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Viti i Covid/ Shifrat e INSTAT: Humbën jetën mbi 27 mijë persona në 2020, shifrat sipas qarqeve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.