• Latest
  • Trending
  • All

Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja

06/02/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja

06/02/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Në pamje të parë, lajmet për vaksinën e koronavirusit të Janssen Pharmaceuticals ishin zhgënjyese.

Më 29 janar, kompania, një divizion i gjigantit farmaceutik Johnson & Johnson, njoftoi se vaksina e tij ishte 66% efektive ndaj rasteve të moderuara deri të rënda të COVID-19.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Është një rezultat i dobët krahasuar me nivelin 95% të efektivitetit që Pfizer BioNTech kishte njoftuar për vaksinën e saj, ose 94% të Modernës.

Më zhgënjyese ishin të dhënat nga Afrika e Jugut, ku një variant i ri i koronavirusit vdekjeprurës është përhapur gjerësisht. Atje vaksina ishte vetëm 57% efektive.

Varianti i Afrikës së Jugut është përhapur në dhjetra vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Por këto shifra për efektivitetin fshehin një aspekt të rëndësishëm: Vaksina ishte shumë e efektshme kundër rasteve më serioze.

“Asnjë afrikano-jugor nuk përfundoi në spital. Asnjë afrikano jugor që mori vaksinën nuk vdiq”, tha drejtori për zhvillimin dhe studimet i kompanisë Janssen, Mathai Mammen në një telefonatë me gazetarët.

Lajmi tërheqës ishte se vaksina ishte 85% efektive kundër të gjitha formave të rënda të sëmundjes në të gjitha vendet e studimit, në Afrikën e Jugut, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

“Nëse vaksinat mund të parandalojnë të sëmururit rëndë dhe vdekjen, kjo e ndryshon rrënjësisht ekuacionin”, tha Jennier Nuzzo, një studiuese në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.

Shndërrimi i COVID19 nga një sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse në një të ftohtë e “ndryshon përllogaritjen tonë se sa kërcënim paraqet virusi”, tha ajo.

Jeta mund të fillojë t’i kthehet normalitetit. Edhe me shfaqjen e varianteve të reja, tha zonja Nuzzo, “unë mendoj se vaksinat, së bashku me masat [maskat dhe distancimi fizik] që po përdorim, funksionojnë mjaft mirë për të më bërë mjaft shpresëdhënëse se po hyjmë në rrugën e normalitetit.”

Një virus që ndryshon formë

Kjo nuk do të thotë që variantet e reja që shfaqen në Afrikën e Jugut, Brazil, Britani dhe gjetkë nuk janë arsye për t’u shqetësuar.

Veçanërisht shqetësuese janë ata me disa mutacione specifike që e bëjnë më të lehtë për virusin të futet në qeliza.

Vaksinat dhe ilaçet e antitrupave synojnë të godasin proteinën që e bën këtë të mundur. Edhe imunuteti i trupit bën të njëtën gjë. Ndryshimet në formën e proteinave mund t’i bëjnë të gjitha këto mbrojtje më pak efektive.

Varianti i Afrikës së Jugut duket të jetë veçanërisht problematik. Në një eksperiment në epruvetë, studiuesit studiuan anttrupa nga njerëzit që më parë e kishin marrë veten nga një infeksion me variantin origjinal të koronavirusit. Ata zbuluan se antitrupat e këtyre pacientëve ishin midis 11 dhe 33 herë më pak të fuqishme kundër variantit të Afrikës së Jugut.

Kjo mund të nënkuptojë se varianti i Afrikës së Jugut mund të ri-infektojë njerëzit që kanë pasur një herë COVID19, megjithëse kjo nuk është provuar ende. Kjo do ta bënte më të vështirë arritjen në pikën ku mjaft njerëz të kenë mbrojtje nga virusi për të ngadalësuar përhapjen e tij, një gjendje e njohur si imuniteti i turmës.

Megjithatë vaksinat funksionojnë.

Si PfizerBioNTech ashtu edhe Moderna zbuluan se në një epruvetë, vaksinat e tyre ishin pak më pak të fuqishme kundër variantit të Afrikës së Jugut sesa ndaj virusit origjinal. Megjithatë ato janë mjaftueshëm të forta për të mbrojtur pacientin.

“Është shqetësuese, [por] nuk mendoj se do të zhduket efikasiteti”, tha Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Ndërkombëtare të Vaksinave të Universitetit Johns Hopkins, William Moss.

Edhe nëse vaksinat janë më pak efektive ndaj parandalimit të infeksionit, gjasat janë që ato e dobësojnë atë duke e kthyer në një sëmundje më të lehtë.

Kjo është ajo që ndodh me vaksinat e gripit, vuri në dukje Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit Francis Collins gjatë një telefonate me gazetarët. Vaksinat janë vetëm 60% efektive në një vit të mirë, por njerëzit që e marrin atë kanë prirjen të kenë raste më të lehta.

“Edhe nëse prekesh nga sëmundja, është gjë e mirë ta bësh vaksinën,” tha ai.

Një paralajmërim

Megjithëse shkencëtarët shprehin një optimizëm të përmbajtur se vaksinat ekzistuese funksionojnë, variantet janë një paalajmërim, thonë ata.

“Sa më gjatë që lejohet të qarkullojë ky virus, aq më shumë mundësi ka që të ndodhin mutacione,” tha zonja Nuzzo.

Mutacione të tjera mund të dobësojnë më tej vaksinat.

“Duhet të ulim numrin e njerëzve që kanë virusin.”

Përshpejtimi i vaksinimit do të ndihmojë. Por masat që kanë qenë në fuqi 10 muajt e fundit janë ende të rëndësishme, tha ajo, “Mbani maskë. Shmangni grumbullimet e mëdha në ambjente të brendshme. Praktikoni distancimin fizik. Lani duart”.

Ndërkohë, prodhuesit e vaksinave po punojnë për modifikimin e produkteve të tyre për t’u përshtatur me variantet e reja. Përparimet në teknologjinë e vaksinave e kanë bërë këtë më të lehtë se kurrë.

Pyetja tjetër është se si rregullatorët të garantojnë që modifikimet të jenë të sigurta dhe efektive.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thotë se po harton udhëzime për prodhuesit se cilat të dhëna të mbledhin dhe si ta bëjnë një gjë të tillë me shpejtësi.

“Agjencia jonë ka përvojë me evoluimin e sëmundjeve infektive”, tha në një deklaratë të enjten Komisionerja e FDA-së Janet Woodcock.

Ajo vuri në dukje se FDA-ja ka procedura për të përshtatur vaksinat e gripit çdo vit.

Megjithatë ajo shtoi se ndryshimet nuk janë ende të nevojshme.

“Që të jemi të qartë”, tha zonja Woodcock,”informacioni i disponueshëm sugjeron që vaksinat e autorizuara janë efektive në mbrojtjen e publikut amerikan kundër varianteve të COVID-19 që qarkullojnë aktualisht”.

Vaksinë e përvitshme për COVID-in?

Ashtu siç ndryshon virusi i gripit dhe vaksinat e gripit duhet të ndryshojnë çdo vit, variantet e koronavirusit të bëjnë të mendosh se COVID-19 ka të ngjarë të ketë të njëjtat karakteristika.

Pra, ky raund vaksinimi ndoshta nuk nënkupton fundin e koronavirusit.

“Ekziston supozimi i rremë se sapo të vaksinoheni, virusi i COVID-it do të zhduket”, thotë profesori i sëmundjeve infektive të Universitetit Vanderbilt, William Schaffner. “Nuk është e vërtetë. Virusi i COVID-it do të qëndrojë. Do të na duhet të përballemi me të për vite me radhë”.

Kjo mund të nënkuptojë një vaksinë të përvitshme ndaj koronavirusit.

“Në një krah vaksina për gripin, në tjetrin për COVID-in, është një skenar shumë i mundshëm”, tha Schaffner.”Nuk jemi akoma në atë pikë, por është e mundur”./VOA/

Previous Post

Firmoset marrëveshje Partneriteti, Tregtie, Bashkëpunimi Shqipëri-Britani e Madhe

Next Post

U mori shqiptarëve 332 milionë dollarë, ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-bosi i ‘Gjallicës’

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

U mori shqiptarëve 332 milionë dollarë, ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-bosi i ‘Gjallicës’

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.