Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, me Covid-19 janë infektuar rreth 60 mijë persona.
Teksa risillet në vëmendje një bilanc, mësohet se 1,492 persona kanë hum bur je tën, ndërsa mbi 52 mijë janë shëruar. Aktualisht në Kosovë, numri i rasteve aktive është 6 mijë e 231.
Në raportin e së shtunës thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52,208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,231.



















